Autoritet holandeze kanë dorëzuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, dosjet me vendime penale për katër kryetar bashkie në vend.
Sipas informacioneve kryebashkiakët janë kapur me shkelje në formularin e dekriminalizimit.
Deri më tani ende nuk janë bërë të ditur emrat e 4 kryebashkiakëve, por mësohet se pikërisht këta kryebashkiak janë listuar në zgjedhjet e ardhshme për një tjetër mandate 4-vjeçar.
Prokuroria i konsideron dosjet si sekret dhe deri më tani ende nuk është bërë i ditur asnjë informacion, por procedurat përkatëse parashikojnë një ballafaqim të formularëve të dekriminalizimit. Këto materiale do t’i nënshtrohen verifikimit dhe më pas Prokuroria ka të drejtë t’i drejtohet Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.
Një akuzë e tillë vjen në kulmin e konfliktit të brendshëm politik mes pozitës dhe opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 30 qershor.
Ndërkohë theksojm se problem të tilla nuk do ti nevojiteshin askujt në prag të çeljes së fushatës elektorale.