Ditën e sotme janë mbledhur kryetarët e grupeve parlementare të Kuvendit të Shqipërisë ku është marrë vendim që në seancën e ardhshme që do të zhvillohet të enjten e ardhshme, do të ketë rreth 5 orë debate.
Mësohet se opozita parlamentare do të ketë 130 minuta kohë në dispozicion në debatin e të enjtes ndërkohë që mazhoranca do të ketë 170 minuta në dispozicion. Ndërkohë në rendin e ditës do të jetë edhe kërkesa për mocionin ndaj Presidentit Ilir Meta ndaj të cilit është marrë një nismë e mbledhjes së firmave për shkarkimine tij nga detyra. Mocioni për debat do të jetë në pikën e parë të rendit të ditës.
Kjo seancë vjen pas vendimit të Metës për të ç’dekrtetuar dekretin për zgjedhjet e 30 Qershorit dhe pritet që debati parlamentar të konsistojë rreth kësaj teme.
Burime bëjnë me dije se kërkesa është miratuar me konsesnsusin e të gjitha palëve që merrnin pjesë në këtë mbledhje.
Ndërkohë Kushtetuta parashikon se Presidenti mund të shkarkohet me shumicë të cilësuar parlamentare prej 94 deputetësh. Por që kjo nismë të arrijë planin final të mazhorancës për shkarkimin e Metës, duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese e cila momentalisht është jo funksionale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)