00:16 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banorët u thyen xhamat e makinës në Ksamil?! Reagon IKMT: Qytetarët të bëhen pjesë e zgjidhjes, jo e problemit

18:07 | 18/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
IKMT shkon për të prishur objektin, banorët godasin punonjësit dhe mjetet

Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi një ndërtesë në Ksamil ku ka ndeshur edhe në rezistencën e pronarëve të saj.

Nga ky incident nuk ka shpëtuar as thyerja e xhamave të një mjeti të IKMT-së ndërkohë është raportuar nga terreni se ka patur edhe përplasje fizike.

IKMT sqaron se ka qenë poseduesi i objektit që është shembuar, ai që ka thyer xhamat e makinës, objekt për të cilin shprehet se është ndërtuar pa leje dhe nga ana tjetër thekson se  është ngritur edhe një padi penale për personin në fjalë lidhur me incidentin e sotëm.

“Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit”, shprehet IKMT, duke lënë të kuptohet se në mbrojtje të objektit kanë dalë edhe qytetarë të tjerë përveç pronarit të saj.

Reagimi i plotë:
Sqarim rreth incidentit të ndodhur në Ksamil

Përgjatë paradites së sotme, në kohën kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në funksion të detyrave dhe detyrimeve ligjore, ishte duke prishur një objekt pa leje në Ksamil me funksion shërbimi, ka ndodhur një incident. Një prej poseduesve të objektit, i është afruar makinës së IKMT tip furgon që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta duke thyer dy xhamat e saj. Brenda makinës nuk ka patur asnjë person. Ai është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë, nderkohë që IKMT ka kryer kallëzimin penal.
IKMT sqaron se ajo është në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territorit publik. IKMT ka përgjegjësitë e saj përpara ligjit dhe publikut. Po ashtu edhe qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre para ligjit dhe bashkëqytetarëve. Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: IKMTKsamil
Pas

Ende në kërkim të burrit të përbashkët, çfarë po bën kryebashkiaku në ndihmë të binjakeve

Para

“Opozita nuk merr pushime këtë verë”, Caka: Popullit shqiptarë i hapëm sytë, ndërkombëtarët nuk na interesojnë

Para
“Opozita nuk merr pushime këtë verë”, Caka: Popullit shqiptarë i hapëm sytë, ndërkombëtarët nuk na interesojnë

“Opozita nuk merr pushime këtë verë”, Caka: Popullit shqiptarë i hapëm sytë, ndërkombëtarët nuk na interesojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.