08:39 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Toyota Yaris”, dëshmojnë në prokurorinë belge 2 nga të pandehurit

19:16 | 22/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Toyota Yaris”, dëshmojnë në prokurorinë belge 2 nga të pandehurit

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se prokurrorët e Belgjikës kanë marrrë në pyetje dy nga të pandëehurit e dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”.

Personat e marrë në pyetje ditën e sotme janë Edi Lika dhe Klevi Cani që sipas burimeve janë janë babë e bir, ndërkohë ditën e nesërme prokurorët do të marrin në pyetje edyhe dy të pandehur të tjerë të përfshirë në këtë çështje të cilët mësohet se janë Alban Mullaymeri e Agim Ceka.

Kujtojmë se personat e proceduar në Belgjikë për dosjen e “Toyota Yaris”-itjanë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Kujtojmë gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

80,000 franga zvicerane.

10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.

1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;

1 radio policie;

7 telefona celularë.

Belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit Shqiptar, ka qenë deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Prokuroria belge kërkoi rreth një muaj më parë marrjen në pyetje të kryedemokratit Lulzim Basha si person që ka dijeni për ngjarjen që ka të bëjë me skandalin e 3.5 milionë eurove që u gjetën në Toyota Yarisin në portin e Durrës. Kjo kërkesë erdhi në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave.

Letër porosia nga prokuroria belge për Bashën ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërkohë që kjo e fundit ka caktoi edhe  seancën e pyetjeve ndaj tij por që kreu i opozitës nuk u paraqit me argumentin se në ftesën e Prokurorisë kishte parregullsi ligjore.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Toyota Yaris
Pas

Përplasjet e djeshme në Astir, Artan Manushaqe: Provokuan policët, banorët kërkojnë ja vdekje ja liri

Para

Rritja e aksidenteve fatale/ “Gjobat, tepër të larta”, Hoxha: Të merren masa! Policia të patrullojë në pikat nevralgjike jo në rrugë të drejta

Para
Rritja e aksidenteve fatale/ “Gjobat, tepër të larta”, Hoxha: Të merren masa! Policia të patrullojë në pikat nevralgjike jo në rrugë të drejta

Rritja e aksidenteve fatale/ "Gjobat, tepër të larta", Hoxha: Të merren masa! Policia të patrullojë në pikat nevralgjike jo në rrugë të drejta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.