20:54 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“I lidhën pas makine dhe i dogjën”, kush është 56-vjeçari anëtar i bandës së “Vakëfit”

09:27 | 08/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“I lidhën pas makine dhe i dogjën”, kush është 56-vjeçari anëtar i bandës së “Vakëfit”

Ditën e sotme policia ka ekstraduar nga Gjermani 56-vjeçarin Byniamin Hajro, i cili akuzohet për vrasjen e Arian Avdullai dhe Eduart Pemës në vitin 1997.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Ngjarja

Më 2 qershor 1997, në shenjë hakmarrje për një të afërmin e tyre që akuzohet për vrasje dhe grabitje me armë, “Banda e Vakëfit”, ka rrëmbyer në lagjen “Kushtrimi” Eduart Pemën dhe Arjan Avdullain, duke i lidhur me tela me gjemba në një ambient në periferi dhe më pas torturuar gati për vdekje. Më 3 qershor, në mënyrë publike i kanë tërhequr të dy zvarrë në rrugët e qytetit që të terrorizonin edhe qytetarët, me dëshmitarë të shumtë. I kanë lënë në sheshin e lagjes së tyre duke i shkrumbuar me zjarr, teksa njëri ishte ende i gjallë. Sikur të mos mjaftonte kjo, i kanë sharruar edhe me plumba dhe më pas janë larguar.

“Banda e Vakëfit” Berat:

Benjamin Hajro (Bujo Çami), në kërkim, kreu i grupit

Kudret Zhuka, 49 vjeç, i arrestuar

Kastriot Frashëri, 45 vjeç, i arrestuar

Gazmend Hoxha, 41 vjeç, në kërkim

Si ndodhi ngjarja

Në rrëmbimin, torturimin, tërheqjen zvarrë me tela me gjemba, djegien dhe masakrimin e 2 të rinjve në shenjë hakmarrje më 3 qershor 1997 në Berat, zbulohen edhe 3 autorë të tjerë bashkëpunëtorë në krimin makabër. Autorët janë anëtarë të së njohurës si “Banda e Vakëfit”, e drejtuar nga “Bujo Çami”, Benjamin Hajro, 56 vjeç. Policia dhe prokuroria disa vite më parë arrestuan si autorin kryesor të ngjarjes, Kundret Zhukën. Kurse u konfirmua se përveç Zhukës, të akuzuar në dosjen e rihapur për ngjarjet e vjetra, figurojnë edhe Benjamin Hajro, Kastriot Frashëri,  aktualisht në Burgun e Peqinit, ku vuan dënimin me 12 vite burg për prostitucion në Itali dhe i fundit Gazmend Hoxha, që mendohet se fshihet në Gjermani. Ata vranë për hakmarrje dy pjesëtarë të një grupi rival në lagjen “Kushtrimi”, Eduart Pema, 25 vjeç dhe Arjan Avdullai, 18 vjeç.

Zbulimi

Policia e Beratit njoftoi se Strukturave Kundër Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore dy mujore, arritën zbulimin e 3 bashkëpunëtoreve të tjerë të bandës së “Vakëfit” për vrasjen e dyfishtë të 3 qershorit 1997. Të akuzuarit janë Benjamin Hajro, i njohur si Bujo Çami, 56 vjeç, njëkohësisht edhe si kreu i grupit kriminal, Kastriot Frashëri, i dënuar më parë me 12 vjet për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni” në Itali, aktualisht vuan dënimin në Burgun e Peqinit dhe Gazmend Hoxha, që është i arratisur dhe mendohet se fshihet në Gjermani. Gjykata e Rrethit ka nxjerrë arrest në burg në mungesë, si bashkëpunëtor me Kudret Zhuka, i lënë në masë arrest në burg pas arrestimit më 8 dhjetor.

Etiketa: arjan avduallaibanda e vakefitbynjamin hajroeduart pema
Pas

Babai i vrau motrën/ “Burri i vogël” i shtëpisë ngushëllon nënën dhe i përlot të gjithë me fjalimin e tij (Fotot)

Para

Bëni hedhje në det apo pishinë? Mjekët kanë një paralajmërim

Para
Bëni hedhje në det apo pishinë? Mjekët kanë një paralajmërim

Bëni hedhje në det apo pishinë? Mjekët kanë një paralajmërim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.