03:37 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Efektivët janë kthyer në roje shalqini”, ish-drejtuesi i policisë: Vrasjet mafioze mund të parandalohen nëse…(Video)

13:24 | 10/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Efektivët janë kthyer në roje shalqini”, ish-drejtuesi i policisë: Vrasjet mafioze mund të parandalohen nëse…(Video)

Ish-drejtuesi në policinë e Shtetit Arben Hajdarmataj në një intervistë për Fax Neës ka folur lidhje me nivelin e krimit në vend, si dhe me situatën në të cilën po kalon Policia e Shtetit. Sipas Hajdarmatajt roli i policisë në parandalimin e krimeve është përkeqësuar, për shkak se qeveria i ka përfshirë efektivët në aksione që nuk janë në përgjegjësinë e tyre.

“Unë mendoj se situata politike në të cilën po kalon vendi është një nga arsyet që ka një rritje të krimeve që ndodhin në vend. Në fund të fundit situata politike ndikon në të gjithë strukturat e shtetit, në ç’motivimin e tyre, të cilat kanë detyrë që të parandalojnë çdo lloj krimi, përfshirë atë të vrasjes.

Duke analizuar viktimat e atyre vrasjeve janë të tipit mafioz, çka do të thotë që nëse do të kishte vëmendjen e policisë, do të bëhej e mundur parandalimi i tyre.

Kjo ka ndodhur edhe në vrasjen e fundit, ku viktima ishte një personazh i njohur i policisë, dhe mund të mbahej në vëzhgim nga ana e policisë së shtetit. Me një vendim politik të qeverisë aktuale, policia e shtetit shqiptar merret me detyra që i kanë institucione të tjera. Ne kemi parë punonjës të policisë që në vend që të parandalojnë krimet, merren me pastrimin e plazheve nga çadrat”, u shpreh Hadarmataj.

Ndërkohë duke u ndalur te vrasjet e fundit në Vlorë dhe në Durrës, Hajdarmataj tha se personazhet, të cilët ishin pjesë e botës së krimit duhet të ishin mbajtur nën vëzhgim nga ana e policisë.

“Nëse ne analizojmë vrasjet e fundit në Durrës dhe në Vlorë, kanë qenë vrasje të tipit mafioz, dhe elementët janë të njohura nga ana e strukturave të policisë, nuk kanë qenë ngjarje për motive të dobëta. Policia e shtetit nuk duhet që të ngarkohet me detyra të dyta”, tha ish-drejtuesi i policisë.

Hajdarmataj u shpreh se paratë e pista në vendin tonë janë futur në qarkullim përmes boom-it të ndërtimeve, ndërsa nuk merren masat për analizimin e individëve të cilëve iu jepet leje.

“Fatkeqësisht situata është ashtu siç shprehen dhe mediat ndërkombëtare, them fatkeqësisht pasi nuk do të doja që në vendin tonë të ishte një nivel i tillë i krimit. Në momentin që këto organizata kriminale kanë lidhje me struktura të larta të qeverisë, atëherë kush mund t’i godasë ato?

Në Tiranë kemi një boom ndërtimesh në Tiranë, çfarë është gjithë ky lekë që qarkullon dhe hidhet në ndërtim, dhe askush nuk mund të argumentojë se nga gjendet ato. Nuk ka asnjë masë reale për parandalimin e pastrimit të këtyre parave”, deklaroi ai.

‘’Kërkesa për të arrestuar peshq të mëdhenj, presupozon që janë strukturat e larta sidomos të politikës qeverisëse, që mbrojnë struktura kriminale. Vetëm strukturat më të larta të qeverisë dhe të policisë së shtetit mund të marrin në ngarkim që të lejojnë këtë sasi të madhe kokaine që të hyjë në vendin tonë’’.

“Situata nuk është hiç e mirë, po të shohim me qetësi propagandën që bëhet në media, sot gjysmat e çadrave të plazhit nuk kanë njerëz, aksioni kundër çadrave është asgjë, është një boom propagande dhe bëhet për të mbuluar situatën reale në të cilën ndodhet vendi. Ka një rritje të numrit të gjobvënieve ndaj biznesmenëve.

Unë si ish-punonjës policie e shoh me shumë keqardhje faktin që 50 policë çohen përpara një dere bashkie dhe ruajnë nëse ka hyrë një kryetar apo ka dalë një tjetër. Janë kthyer në roje shalqini. Policia e shtetit po bën dhe punën e institucioneve të tjera, bën rolin e postierit, atë të pastruesit”, përfundoi Hajdarmataj.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: #arben hadarmataj#hadarmataj
Pas

Jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat, kush është nëndrejtori i Aluzinit i shpallur në kërkim

Para

“Ndihem si 24…”, Hygerta Sako feston ditëlindjen dhe nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Para
“Ndihem si 24…”, Hygerta Sako feston ditëlindjen dhe nuk do ta besoni sa vjeç mbush

“Ndihem si 24…”, Hygerta Sako feston ditëlindjen dhe nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.