Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali nëpërmjet një video-mesazhi ka komentuar daljen për në tetor që vetë kreu i PD Lulzim Basha e ka bërë dije.
Në video mesazh, Spiropali thotë se në mes të tetorit Basha do të prodhojë foto dhe lajme për të thënë se Shqipëri nuk meriton asgjë.
Ministrja thotë se Basha ka frikë nga hapja e negociatave e Shqipërisë.
Ndërkohë, lidhur me platformat alternative të opozitës, ministrja tha se mund të dialogojnë vetëm për atë reformës zgjedhore.
‘Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protetave masive, dhe do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi’, kështu deklaroi mbrëmë Lulzim Basha. Shumë domethënëse kjo frazë për këdo që nuk e ka besuar apo nuk e ka kuptuar se ku fle lepuri.
Çelja e negociatave, në mes të tetorit, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë. Drejtësia e dyta dhe në fakt është po ashtu në frazën që shpjegon për ata që nuk kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar se ky fle lepuri. Platformë thotë zoti Lulzim, ndërkohë e tërë bota thotë vini në jetë tashmë platformën e miratuar. Le të shpresojmë se drita e arsyes do të ndizet edhe në kohën e tij. Në nuk bëjmë asnjë hap mbrapa dhe do të jetë një mund i harxhuar kot. Jemi gati të ulemi për reformën zgjedhore. Viti 2021 nuk është larg dhe të shpresojmë që PD dhe Lulzim Basha do ta lënë të shkuarën’, tha Spiropali.