Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, pas një sherri mes dy tifozëve kundërshtarë të Galatasarait dhe Fenerbahçes.
Dy tifozët ishin duke e ndjekur derbin ditën e djeshme në të njëjtin lokal dhe, gjatë zhvillimit të ndeshjes kishin një grindje midis tyre. Pas ndërhyrjes së personave që ndodheshin aty, të dy tifozët u ndanë dhe shkuan në shtëpitë e tyre.
Megjithatë asgjë nuk kishte përfunduar këtu, pasi njëri nga tifozët i mërzitur nga dita e djeshme shkon në shtëpinë e personit që kishte sherrin dhe e gjuan me pistoletë, por ky i fundit iu shmang dhe nuk u kap nga plumbat.
Në nerva e sipër, pasi dështoi ta godiste me pistoletë, personi në fjalë merr thikën dhe e godet në trup duke i shkaktuar plagë të shumta, të cilave nuk mundi t’iu mbijetojë.