12:51 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kur gjermanët bënin historinë, ne bënim mitingje solidariteti!”, Kikia: Prokopi vetëm nëse bashkohemi në një shtet të vetëm

16:13 | 09/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VENDI KU FAJIN E KANË VIKTIMAT DHE KU SHTETI MBRON VRASËSIT

Gazetari Mentor Kikia ka bërë një krahasim për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë pas shembjes së komunizmit ndërsa këtë e ka krahasuar me shembjen e Murit të Berlinit 30 vite më parë.

Kikia shprehet se Historia nuk është një ekuacion algjebre që ka të njëjtën zgjidhje në çdo vend, ndërsa argumenton se ajo është pasaportë e çdo populli që tregon forcën, karakterin dhe aspiratat e tij.

Më tej gazetari ngre edhe dy pyetje si dhe ka një qëndrim kokret për të cilin thotë se do të ishte zgjidhja e situatës në të cilën ndodhen shqiptarët në përgjithësi, duke argumentuar se shqiptarët bëjnë prokopi vetëm nëse bashkohen në një shtet të vetëm. “Sepse vetëm ashtu do të kenë mundësi të rrëzojnë qeveritë që i hipin në shpinë e u marrin frymën, duke i numëruar njerëzit si delet në vendet e punës për tu marrë votën”, shkruan Kikia.

Reagimi i plotë:

Kur gjermanët bënin historinë, ne bënim mitingje solidariteti!

Historia nuk është një ekuacion algjebre që ka të njëjtën zgjidhje në çdo vend. Nuk është as formulë kimie, që është e njëjtë, pavarësisht ku bëhet shkenca. Historia është pasaportë e çdo populli. Ajo është produkt i karakterit të popullit. Tregon forcën e tij, dëshirën dhe aspiratat. Është produkt i njerëzve të mëdhenj, që në monte të caktuara marrin vendime që diktojë zhvillimet për dekada me radhë.

30 vjet më parë gjermanët e bënë historinë e tyre. U bashkuan dhe i dhëna goditjen e madhe komunizmit.

Po ne?

Atëkohë në bënim mitingje solidariteti me kastën kriminale e të korruptuar në pushtet.

Po sot?

Nuk kemi as mur e as gardh në kufi. Dy shtete shqiptare sot vuajmë njësoj nga qeveri dhe kasta politike të pafta e të korruptuara. Nuk jemi në gjendje të rrëzojmë muret e barrierave që vetë i ngrejmë.

Dy shoqëri që vetëm tkurremi prej emigrimit, në mungesë të shpresës për të jetuar këtu.

Historia kurrë nuk ka qenë kaq bujare dhe kaq shumë në anën tonë. Por ne nuk po e shfrytëzojmë. Madje po e shpërdorojmë. Shqiptarët do të bëjnë prokopi vetëm kur të bashkohen në një shtet të vetëm. Sepse vetëm ashtu do të kenë mundësi të rrëzojnë qeveritë që i hipin në shpinë e u marrin frymën, duke i numëruar njerëzit si delet në vendet e punës për tu marrë votën.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Mentor Kikia
Pas

Edi Rama në gjendje jo të mirë shëndetësore?! Kryeministri reagoi por cilat janë pikëpyetjet

Para

“Aromë pazaresh”, Kreshnik Spahiu komenton temat më të bujshme me poezi

Para
Kreshnik Spahiu radhit 7 arsyet: Është fakt që Basha nuk do hyjë në zgjedhjet lokale

"Aromë pazaresh", Kreshnik Spahiu komenton temat më të bujshme me poezi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tnetoi t’i japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh, shpëton mrekullisht 32-vjeçarja në Tiranë

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

Të shtëna me armë në festival në Utah të SHBA-ve! Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë

EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase në GJKKO

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë: Ndalni Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.