22:38 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Haradinaj ‘i tregon vendin’ Ramës: Kush je ti që i tregon Kosovës se ç’duhet të bëjë?

17:48 | 20/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haradinaj ‘lëshon’ bombën: Rama arsyeja se pse Shqipëria nuk anëtarësohet në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, janë duke bërë përpjekje për të shtyrë përpara idenë e krijimit të një minishengeni ballkanik, që sipas tyre do të sillte përfitime për rajonin.

Megjithatë, në Kosovë një ide e tillë është totalisht e papranuar, e lidhur me këtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova po izolohet dhe vetëpërjashtohet, duke mos pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë.

E këtyre deklaratave u ka dhënë përgjigje në mënyrë ironike kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka pyetur sot se “kush është kryeministri Rama t’i kallëzojë Kosovës çka është duke u bërë me Kosovën”.

“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzoj Kosovës çka o ka bohet me Kosovën. Le të kallëzojë ai qysh i ka mbajtë zgjedhjet veç një parti, nëse qenka aq i mençur e po i ditka krejt punët e rajonit e Kosovës. Ai le të kallëzojë qysh veç një parti i mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, ka thënë sot Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj tërthorazi e ka përmendur edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.

Kreu i Qeverisë, gjithashtu, i ka dhënë përgjigje Ramës edhe për zhvillimet në Samitin e Berlinit.

Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë në Opinion kishte thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i kishte thënë Haradinajt në Berlin se nëse do ta hiqte taksën Kosova brenda 6 muajve do të merrte liberalizim të vizave.

Një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar sot Haradinaj, duke thënë se deklarata të tilla nuk qëndrojnë.

“Nuk qëndron ajo që ka thënë ai, ato janë krejt pallavra. As Presidenti Macron as kancelarja Merkel nuk e kanë shtruar në tavolinë, urdhero vizat, hiqe taksën. Unë i Kosovës jam, nëse i dhemb dikujt heqja e vizave nuk do ta pranoja atë. Nuk janë ata të tillë, janë shefa të shteteve, nuk punojnë ashtu, i kanë do formula, do kritere qysh bëhen këto punë”, ka potencuar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë ka thënë se veprimeve të Edi Ramës po ua sheh sherrin edhe Kosova.

“Nëse është kështu pse s’po ia japin negociatat z. Rama nëse qenka kaq i mençur. Dobësitë e tij po i bëjnë dëm edhe Kosovës beso”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Në fund teksa ka folur për idenë e prekjes së kufijve, Haradinaj ka thënë se një ide e tillë ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.

“Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse ka qenë shkatërruese për mua për qeverinë. Jom detyru me luftu kundër asaj ideje”, ka përfunduar Haradinaj. /GazetaExpress

Etiketa: edi ramaramush haradinaj
Pas

Deklarata e Ramës për vetëpërjashtimin e Kosovës, Enver Bytyçi: E papranueshme, po bën dakortësi me Serbinë

Para

Kongresi i PPE, flet Lulzim Basha: Po luftojmë për një transformim rrënjësor, kjo nuk ndodh me qeverinë që kemi

Para
Kongresi i PPE, flet Lulzim Basha: Po luftojmë për një transformim rrënjësor, kjo nuk ndodh me qeverinë që kemi

Kongresi i PPE, flet Lulzim Basha: Po luftojmë për një transformim rrënjësor, kjo nuk ndodh me qeverinë që kemi

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.