22:36 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kongresi i PPE, flet Lulzim Basha: Po luftojmë për një transformim rrënjësor, kjo nuk ndodh me qeverinë që kemi

18:02 | 20/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kongresi i PPE, flet Lulzim Basha: Po luftojmë për një transformim rrënjësor, kjo nuk ndodh me qeverinë që kemi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në kongresin e Partive Popullore Europiane, qe po zhvillohet ne Zagreb, se kishte mbërritur me një mesazh shprese në një kohë kur Eurpoa është e kërcënuar nga një sërë faktorësh.

Basha tha se vjen nga një vend ku qytetarët e të cilit akoma luftojnë vlerat e Europës ndërsa ka theksuar se shqiptarët besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit.

Kryedemokrati tha se qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, ndërsa shtoi se është jetike që Europa të jetë e vetëdijshme se ka një anë tjetër të medaljes.

Fjala e plotë:

Nëse sot do të lexoni cilëndo gazetë ose media që trajton tema të politikës së jashtme, do të hasni një seri problematikash dhe shqetësimesh që ju bëjnë të mendoni se gjendja në Europë dhe në botë është shumë e rrezikuar nga një sërë faktorësh.

Sa shpesh kemi dëgjuar për të ashtuquajturën “vdekje të demokracive liberale” apo “lindja e një demokracie të kundraligjshme”, apo më keq akoma “fillimi i një epoke autoritare”? Të gjitha këto pikëpyetje kanë ngritur një stuhi polemikash rreth stabilitetit të Europës së Bashkuar.

Në fakt, sot Bashkimi Europian dhe institucionet e tij shihen me shumë skepticizëm. Madje, shumë kritikë janë të mendimit se tregu dhe lëvizja e lirë, në thelb janë të rrezikshme për vetë sistemin demokratik.

Sidoqoftë, zonja dhe zotërinj, unë vij sot para kush me një tjetër mesazh. Një mesazh shprese.  Një mesazh optimizmi.

Një mesazh që për shumë prej jush mund të vijë si surprizë se si Shqipëria mes të gjithë vendeve të përfaqësuara këtu është një vend ku vlera dhe ide të tilla kanë mbështetje popullore.

Një vend qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera.

Një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit.

Një vend i cili beson në një Bashkim Europian të fortë dhe që funksionon siç duhet.

Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes.

Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor, në të njëjtën linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve.

Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarte europiane.

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale.

Kjo kërkon një përmasë të thellë reflektimi kombëtar.

Për të parë me ndershmëri situatën në të cilën ndodhemi, ne duhet t’i shtrojmë vetes disa pyetje me peshë: Si mbërritëm deri këtu? Si do t’i japim fund kësaj krize?

Sepse të gjithë e dimë që kjo nuk është rruga që i shërben përparimit të Shqipërisë! Sepse nuk ka pse të jemi në këtë gjendje.

Shqiptarët e duan progresin, janë ambiciozë, të talentuar dhe të mirëarsimuar.

Përkushtimi im është ti shërbejmë shpresave dhe pritshmërive të tyre, duke krijuar një klimë pozitive, që favorizon biznesin e vogël dhe ekonominë familjare.

Që tu japim të gjithë shqiptarëve mjetet e duhura drejt mirëqenies dhe suksesit.

Ajo çfarë ne kemi është një vizion dhe një plan konkret, i cili na orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur.

Një vizion për brezat e ardhshëm.

Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Europën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Euopian dhe komunitetin e kombeve.

Si një jurist i diplomuar në Europë, i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara, kam parë se çfarë mund të arrihet kur vendet ndryshojnë pozitivisht standartet dhe politikat e tyre të zhvillimit dhe punojnë së bashku.

Si Ministër i Punëve të Jashtme negociova me sukses anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe garantova marrëveshjen me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë brenda zonës “Schengen”.

Kjo përvojë më ka mësuar se bashkëpunimi dhe zbatimi i reformave janë garante të suksesit.  

Të dashur miq, zonja, zotërinj,

Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku.

Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq.  Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas.

Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë.

Shqipëria meriton një të ardhme Europiane.

Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë.

Ju falenderoj përzemërsisht!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: lulzim bashappe
Pas

Haradinaj ‘i tregon vendin’ Ramës: Kush je ti që i tregon Kosovës se ç’duhet të bëjë?

Para

Zaev pranon kërkesën e BE për vetting në drejtësi: Nuk e duam si në Shqipëri, mund të…

Para
Ra ‘pre’ e audio-përgjimeve me komedianët rus, Zaev pranon gjithçka: Isha viktimë… S’jap dorëheqjen!

Zaev pranon kërkesën e BE për vetting në drejtësi: Nuk e duam si në Shqipëri, mund të...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.