02:04 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata lë në burg Bajrat, liron të dashurën e Beharit/ Shpërthen avokati: Akuzat janë flluska sapuni!

13:47 | 23/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata lë në burg Bajrat, liron të dashurën e Beharit/ Shpërthen avokati: Akuzat janë flluska sapuni!

“Flluskë sapuni”, kështu i ka konsideruar avokati mbrojtës i Safet Bajrit, akuzat e reja që janë ngritur në drejtim të këtij grupi, i cili dyshohet për disa ngjarje që kanë tronditur qytetin e Shkodrës.

Gjykata vendosi që të lërë në burg Safet Bajrin, Ilir Bajrin, Behar Bajrin, Asmer Bilalin dhe Ismet Idrizin, të cilët dje iu kishte kaluar afati i paraburgimit, po me akuzat e reja, pas përgjimeve për punësimet në spitalin e Shkodrës ata do të qendrojnë ende në paraburgim.

Për mjekët Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj nga arrest shtëpie hetimet do të vijojnë në masën detyrim paraqitjeve, teksa i vetmi në kërkim është Sirjan Alija.

“Është ekstraligjore, ne kërkuam shuarjen e masave të sigurisë për katër persona, masat që ka dhënë gjykata vetëm të reja nuk janë. Kjo dosje është një flluskë sapuni, që do të plaset në momentin e parë që çështja do të kalojë në gjykim. 

Nuk ka akuza të reja, thjesht janë të njëjtat akuza, për të cilat kishin kaluar afatet e paraburgimit. Për të hetuarit Behar Bajri, Safet Bajri, Asmer Bilali, Ilir Bajri dhe Ismet Idrizi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg, Jorida Murati u la në arrest në shtëpi. Murati nuk është e mbrojtur prej meje, Safet Bajri pretendoi me të drejtë se po mbahet padrejtësisht në ambientet e paraburgimit”, u shpreh avokati Arbër Hoxha.

Kujtojmë se për katër prej anëtarëve të grupit Bajri, u shua dje masa e sigurisë me burg, për akuzat që kishte ngritur prokuroria pas operacionit për arrestimin e tyre në muajin shtator.

duke qenë se prokuroria nuk arriti të mbyllte hetimet dhe të dërgonte dosjen në gjyq ngriti akuza të reja për gjobëvënie dhe ndikim të paligjshëm për punësime në spitalin e Shkodrës duke kërkuar sërish arrestimin e tyre, pra që të vijojnë të qëndrojnë në qeli duke bllokuar lirimin.

Jorida Murati, ndaj të cilës është dhënë masa e arrestit të shtëpisë, merrte rrogën si infermiere në spitalin e Shkodrës pa qenë asnjë ditë në punë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: grupi Bajrijorida muratijorida murati behar bajrilihen ne burg bajrat
Pas

Aksidentet me vdekje, mazhoranca gjen zgjidhje të çuditshme: Ja kufizimet për të rinjtë nga 18-22 vjeç

Para

Ish-gruaja e Buffon flet për ndarjen: Si e mora vesh që më tradhtonte (Fotot)

Para
Ish-gruaja e Buffon flet për ndarjen: Si e mora vesh që më tradhtonte (Fotot)

Ish-gruaja e Buffon flet për ndarjen: Si e mora vesh që më tradhtonte (Fotot)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.