Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me një videon e publikuar tek “Gazeta Tema” , ku sipas tyre një banor i prekur nga tërmeti pretendon se shoqëruesi i kreut të shtetit i ka kërkuar të mos flasë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Blushi ka hedhur poshtë pretendimet e e publikuar nga “Gazeta Tema”, duke shkruar se ishte kryeplaku i fshatit që i kërkonte të mos fliste.
“Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së.
Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor.
Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.
Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.
TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë!”- shkruan Blushi”
Presidenti Meta ishte i pranishëm ditën e në Shkafanë në Ishëm, ku tërmeti ka shkaktuar pasoja shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone.