Kur diçka traumatike ndodh (si tragjedia e 26 nëntorit), pasojat ndihen në çdo aspekt të jetës sonë. Simptomat e një njeriu që është i traumtizuar janë të lehta për t’u dalluar, mjafton të shohësh sjelljen dhe ndërveprimin e tij me të tjerët.
Tek të mbijetuarit e një ngjarjeje tragjike, vihet re një ndryshim i tyre në raport me lidhjet që kanë. Ata nuk marrin më të njëjtën kënaqësi marrëdhënia, ulet aktiviteti seksual, dëshira për komunikim dhe intimitet.
Por, si ndikon trauma në marrëdhëniet intime?
1. Izolim nga partneri.
2.Ndjenja frustrimi, konfuziteti dhe mërzie.
3. Rritje të ankthit
4. Shmangie emocionale dhe fizike në raport me partnerin
Si mund t’i ndihmoni partnerët që ta kalojnë një gjendje të tillë?
Duhet të dini që procesi i shërimit nga trauma merr kohë. Trurit i duhet kohë për ta procesuar informacionin pas traumës. Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i dëgjoni. Mbështetini emocionalisht dhe tregojini që jeni aty. “E di që kjo që po kalon është e vështirë.”- është fjalia që duhet ta përsërisni herë pas here, për t’i treguar se kanë gjithë vëmendjen tuaj.
Mos merrni personale asnjë sjellje të partnerit/es në ato momente. Kujtoni se ai po kalon një periudhë të vështirë. Njerëzit e traumatizuar ndihen më të tërhequr emocionalisht, prandaj shpesh nuk duan të keni asnjë raport fizik.
Mos aludoni pas refuzimit nga ana e tij/saj.
Wshtë e rëndësishme të komunikoni për të parë se çfarë duan dhe mënyrën se si do të donin të rilidheshin me ju.Nëse e bëni të ndihet i/e parëndësishëm, lidhja juaj mund të ketë pasoja afatgjata.
Ekspertët i sugjerojnë partnerëve të njerëzve të traumatizuar të: Dëgjojnë, vëzhgojnë, verifikojnë, të jenë empatikë, dhe të ofrojnë ndihmë pa kushte.
Për personin e traumtizuar:
Mos hezitoni të komunikoni vazhdimisht me partnerin. Nëse nuk doni t’i jepni detaje, tregojini atij/asaj çfarë ndjeni dhe çfarë do t’ju bënte më mirë.
Mos harroni se gjithnjë ka shpresë! Një lidhje mund të shpëtojë traumës vetëm nëse të dyja palët janë të gatshëm të kontribuojnë për të lehtësuar dhimbjen dhe pasojat.