Aktori i famshëm Brad Pitt mori çmimin “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” gjatë ndarjes së çmimeve në Golden Globes.
Gjatë fjalimit të tij, Brad përmendi faktin që së fundmi po përflitet për lidhje dashurie, duke shtuar me humor se nuk kishte preferuar të vinte me mamanë e tij, pasi edhe atë do t’ia quanin “të dashur”.
Në një intervistë për “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq, aktori u pyet për marrëdhënien e shumëpërfolur me ish-partneren, Jennifer Aniston, me të cilën po përflitet sërish për një lidhje.
Brad i vuri pikat mbi “i”, duke sqaruar se mes tyre ka vetëm miqësi dhe asgjë më shumë se kaq.
“Ajo është një shoqe e mirë”- u shpreh aktori, duke shtuar se i rastis të takohet shpesh me të.
Megjithatë, gjatë fjalimit të tij, Jennifer e shikonte Brad-in me shumë dashuri dhe të gjithë sytë ishin kthyer nga ajo.
JENNIFER LOOKING AT BRAD LIKE THAT. That’s the tweet pic.twitter.com/oYdbok2iPP
— ValeEEE (@vtusx) January 6, 2020