22:34 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Koncesionet për HEC-et e vegjël jepen për oligarkët”, Abdulla Diku: Po investojmë në mënyrë të gabuar

10:00 | 14/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Koncesionet për HEC-et e vegjël jepen për oligarkët”, Abdulla Diku: Po investojmë në mënyrë të gabuar

Ambientalisti Abdulla Diku e sheh si të gabuar ndërtimin e hidrocentralëve të vegjël.

Në një intervistë për “FaxNews”, ai deklaroi se në një kohë kur HEC-et e mëdhenj nuk po furnizohen dot mjaftueshëm me ujë, të shtosh edhe HEC-et e vegjël është gabim.

Sipas tij, këto koncesione jepen vetëm për oligarkët dhe biznemenët.

“Koncesionet për HEC-et e vegjël kanë qenë gabim. Kemi HEC-e që janë ndërtuar me dekada më parë që prej vitesh po vuajnë mungesën e ujit. Pra nga njëra anë japim koncesione për HEC-e të vegjël, nga ana tjetër kemi HEC-e të mëdha që nuk arrijnë dot kuotat e duhura.

Ky është paradoksi shqiptar. Prishim për të prishur. Janë koncesione që jepen vetëm për përfitime individuale, të oligarkëve dhe biznesmenëve sepse kanë një përfitim afatshkurtër. Nëse do të bëhet një vëzhgim, pothuajse asnjë hidrocetral nuk ka nivelin maksimal të ujit, nuk ka burime ujore për t’i bërë HEC-et efektivë”, tha ai.

Abdulla Diku tregoi edhe se Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova kanë patur një plan për të shpallur park kombëtar alpet shqiptare.

Por ai shtoi se vetëm Shqipëria nuk ka bërë hapa në drejtim të këtij plani sepse po favorizohen ata që kanë para.

“Nëse një zonë përcaktohet park kombëtar ose zonë e mbrojtur, atëherë nuk duhet të punohet në to. Këtu tek ne ka konkurrencë se në cilin park ka më shumë HEC-e.

Ka një projekt për të shpallur alpet shqiptare park kombëtar. Shqipëria, Mali Zi dhe Kosova kanë rënë dakord që Bjeshkët e Namuna të shpallen park kombëtar. Vetëm Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap për këtë. U bë plani i menaxhimit në 2015, por ka pesë vjet që nuk aplikohet, rri në sirtar sepse vendimet merren nga mafia e HEC-eve, nga ata që kanë para.

Përfitimi nga një HEC është afatshkurtër, përfiton vetëm kompania që investon. Me ndërtimin e hidrocentraleve, njerëzit nuk duan të shkojnë më në Valbonë, nuk duan të shohin tuba aty. E keqja vjen nga ata që kanë para, që investojnë në mënyrë të gabuar. Më mirë është të dish, sesa të kesh”, deklaroi Abdulla Diku.

Etiketa: Abdulla Dikuambientalistkoncesionet
Pas

Shpërthime bombash në Afganistan, dy fëmijë humbin jetën, disa persona plagosen

Para

“Pyetja e jetës” Arbana Osmani reagon për herë të parë për prezantimin e Big Brother: Ajo që di me siguri….

Para
“Pyetja e jetës” Arbana Osmani reagon për herë të parë për prezantimin e Big Brother: Ajo që di me siguri….

"Pyetja e jetës" Arbana Osmani reagon për herë të parë për prezantimin e Big Brother: Ajo që di me siguri....

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.