Një 33-vjeçar,në kushte të rënduara psikologjike dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 12-të i një pallati në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Shefqet Musarai”, ndërsa grupi hetimor po heton lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë brenda pak ditësh në Tiranë, ku një tjetër i riu i dha fund jetës duke u hedhur po ashtu nga katet e larta të një pallati në Rrugën e Kavajës.
E rëndë te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, hidhet nga kati i 9-të 35-vjeçari
(E.K/Faxweb.al)