Është laguar nga detyra si zv/ministër i Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi.
Largimi i tij është bërë me Vendim të Këshillit të Ministrave në drejtimin e zv/ kryeministrit Erjon Braçe duke qenë se Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Bruksel.
Luçi e ka mbajtur këtë detyrë që prej vitit 2013, ndërsa mbante dhe gradën doktor i shkencave në ekonomi. Luçi mban gradën Doktor (Phd) nga Universiteti Stadffordshire në Angli, (1999-2002), ku ka mbrojtur dizertacionin me titull “Ndërmjetësi Financiar në vendet në Tranzicion me fokus Shqipërinë”.
Ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë (2003-2006) dhe pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Ekonomiksit, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës (1996-2013).
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga kryeministria.
(F.GJ/FAXWEB.AL)