Bashkëpunimi i Nora Istrefit dhe Gjikos, “Anna” – ku këngëtarja i këndonte asaj tjetrës, e cila mund t’i merrte partnerin – si edhe kënga e Berishës, “Dashnorja”, pasuar nga deklarata e papranueshme për “dashnoret dhe gratë”, nxitën disa dyshime se në raportin e tyre kishte një person të tretë. Megjithatë Nora vendosi të sqaronte publikisht situatën.
Këngëtarja do të jetë e ftuar në puntatën e radhës së “Dua të të bëj të lumtur”, ku nisur nga videoja përmbledhëse në Instagram, ajo pyetet nëse ka pasur një “Anna” që ka ndikuar në jetën e saj. “Nuk ka pasur një Anna që ka ndikuar në mënyrë direkte në jetën time,” përgjigjet ajo.
Bashkë që prej 2006-s, Nora Istrefi dhe Robert Berisha konfirmuan zyrtarisht se ishin ndarë në gusht të 2019-s. Përmes një postimi në Instagram, qe Roberti ai që bëri publik lajmin që prej kohësh aludohej në media, ndonëse u mohua disa herë prej tyre.