LDK ka vendosur ta propozojë për Ministër të Punëve të Brendshme Agim Veliun. Me këtë rast, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së. Avullah Hoti do te jete Zevendeskryeminister, shkruajnë mediat kosovare.
Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit dhe Vlora Dumosh në Zhvillim Ekonomik.
Është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjse dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës
Këtë e kanë konfirmuar krerët e të dyja partive, Albin Kurti i VV-së dhe Isa Mustafa i LDK-së, në një konferencë për media.
“Kur na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të zgjedhim qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e LDK-së, profesor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për te gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjqsive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”, është shprehur Kurti.
Mustafa tha se marrëveshja e nënshkruar është në interes të ndryshimeve të domosdoshme që do të ndodhin në vend.
“Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërisht në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa.