Ministrja e arsimit Besa Shahini ka mbërritur sot në Fier, pas ngjarjes së rëndë që ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”, ku u helmuan 42 nxënës.
Shahini është shprehur se do të shtohen masat në shkollë, ndërsa është shprehur se nuk ka nevojë për panik, duke qenë se ajo u beson mjekëve.
“Do shtohen masat në shkollë,16 nxënës po marrin ende mjekim, ju besoj mjekëve dhe nuk ka nevojë për panik”, është shprehur Shahini.
“Ngjarja me intoksikimin e nxënësve në gjimnazin e Fierit është e patolerushme dhe do të mbahen edhe përgjegjësitë konkrete. Tani dhe më pas do të dyfishohen masat e sigurisë në shkolla me qëllim mos të kemi më raste të ngjashme”, është shprehur nga Fieri Shahini.
“Kjo ka lidhje me një pajisje të përdorur nga nxënësit, edhe herën e parë edhe tani. Herën e parë e pamë si pakujdesi nga nxënësit që kanë dashur të bëjnë një sherr në shkollë. Por kjo tani është e patolerueshme , do marrim masat e nevojshme, policia dhe prokuroria kanë parë rastin, do gjejnë ata që e bënë , do shohim kamerat dhe çdo gjë tjetër”, ka thënë më tej ministrja.