Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i ka kthyer zyrtarisht përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit lidhur me seancën e sotme që ai e ka kërkuar që të mbahet në ora 16:00.
Në letrën e Osmanit drejtuar për Thacin, kryeparlamentarja ka shkruar se kërkesa do të duhej të ishte dërguar disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi të kishte më shumë kohë për të bërë përgatitjet.
Ajo ka thënë se do të jenë të angazhuar lidhur me përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, e se seanca mund të mbahet pas datës 9 mars.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar me një status në rrjetin e tij social në Facebook ku ka konfirmuar lajmin e bërë publik në media për një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë Aleksandwr Vuçiç me ftesë të emisarit special për dialogun, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Thaçi kërkon që të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me takimin (Lexo lajmin)
(F.GJ/FAXWEB.AL)