Franca ishte një nga vendet më të prekura nga korònavirusi në Europë.
Me rënien e kurbës pándmemike në vend Franca filloi planet për rihapjen e vendit. Një ndër masat e rihapjes ishte edhe hapja e shkollave.
Duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas planit të menduar pasika patur sërish rate të reja pozitive me Còvid-19 dhe kësaj here tek fëmijët.
Autoritetet franceze kanë vendosur të mbyllin disa shkolla në qytetin verilindor të Roubaix, pasi një fëmijë kanë rezultuar me kòronavirus, ndërkohë zyrtarët kanë paralajmëruar të afërmit e fëmijëve më të cilët ky i fundit ka pasur kontakte.
Mediat franceze kanë bërë me dije Ministri i Arsimit, Jean Michel Blanquer deklaroi se 70 raste me kòronavirus janë konfirmuar në 40 mijë shkollat e vendit, duke shtuar se të gjitha shkollat janë mbyllur.