Ish-deputeti democrat Xhemal Gjunkshi ka humbur njeriun e tij të dashur, mamanë e tij. Në një postim në mediat sociale, Gjunkshi shpreh fjalët e ndjera për nënën e tij, ndërkohë që njofton edhe për kryerjen e ceremonisë së varrimit.
“Krejt papritur u nda sot nga jeta nëna jonë e dashur Shpresa. Do na mungojë nëna jonë e shtrenjtë, prindi shembullor, e sakrificave, e përkushtimit, fjalëpakë e punë shumë”, shkruan ish-deputeti në postimin e tij.
Po ashtu se përcjellja e saj për në banesën e fundit do të bëhet nesër, ku bën thirrje që për shkak të pandemisë të mos marrin pjesë fizikisht.
“Te dashur miq, te aferm, shoke, kolege! Krejt papritur u nda sot nga jeta nena jone e dashur Shpresa! Nga sot do te na mungoje nena jone e shtrenjte, prindi shembullor, e sakrificave, e perkushtimit, fjalepake e pune shume. Do te na mungoje nena qe diti te ece me guxim ne rrugen e veshtire te jetes dhe la vetem miresi kudo ku i shkeli kemba.
Me trishtim dhe dhimbje te thelle ne shpirt e percjellim ne banesen e fundit ne oren 11.00 Date 08 Korrik 2020 ne Tufine.
Per kushtet ku jemi te gjithe jeni te mirekuptuar qe te respektohet me pranine tuaj shpirterore. Zoti e bekofte dhe e pranofte ne Parajse!”- shkruan Gjunkshi.