13:25 | 23/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do shkarkohen punonjësit e gjendjeve civile në Tiranë?! Veliaj shpall tenderin 170 milionë lekë për kioskat që do printojnë certifikatat

14:58 | 03/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
A do shkarkohen punonjësit e gjendjeve civile në Tiranë?! Veliaj shpall tenderin 170 milionë lekë për kioskat që do printojnë certifikatat

”Kërkesa për performancë të lartë dhe pritshmëritë që Bashkia e Tiranës ka për rezultate më cilësore”, duket se janë shtysat e ndërmarrjes së një projekti të ri që do prekë Njësitë Administrative të Tiranës dhe vetë zyrën e Bashkisë.

Tanimë është propozuar dhe shpallur një tender më shumë se 170 milionë lekë për e-kioskat, të cilat do të printojnë natë dhe ditë certifikatat e qytetarëve të Tiranës, pa u kërkuar ndihmën, siç bëjnë gjithnjë, punonjësve të gjendjes civile. 

A do shkurtohet numri i punonjësve në këto njësi administrative, duke qenë se tashmë punën e tyre të marrjes së kërkesës, verifikimit të dokumentit, printimit të certifikatës dhe mbajtjen e pagesës do ta bëjnë kioskat elektronike, ditën dhe natën?!

”Për të lehtësuar punën e stafit të zyrave të gjëndjeve civile, lind nevoja e një projekti që synon të sigurojë Implementimin e kioskave elektronike, të cilat do të jenë të lidhura me sistemin elektronik të gjëndjes civile,  nga ku qytetarët mund të paraqiten dhe të pajisen  në kohë reale me dokumentat elektronike: certifikatë lindje, certifikatë martesore, certifikatë shtetësie, certifikatë vendbanimi”, sqaron Bashkia.

”Në periudhën e verës ose në prag të festave të ndryshme kur rritet edhe numri i emigrantëve që shfrytëzojnë pushimin për të përfunduar punët e ndryshme në administratë dhe gjendje civile. Përballimi i këtyre kërkesave është i vështirë. Shtimi i punonjësve të administratës, përveç që ngarkon buxhetin shtetëror, nuk është garanci e mjaftueshme për përmirësim kualiteti.

Në mënyrë që sado pak të evitohet një gjendje e tillë Bashkia e Tiranës është e përkushtuar në gjetjen e një zgjidhjeje teknologjike për lehtësimin e gjithë këtij procesi dhe për këtë qëllim synon të zhvillojë projektin e ekioskave vetshërbyese.”, sqarohet më tej, duke mos komentuar aspak për çfarë do ndodhë me punonjësit.

Fillimisht do të implementohen 10 e-kioska me vetëshërbim 24 orë, në bashkinë që ka 24 Njësi Administrative me rreth 860 mijë banorë. Po kështu kioskat, në formën e një bankomati përveç kërkesave do të procedojnë edhe ankesa.

Ekioskat me konstruksion metalik, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht do vendosen në hapësira të hapura ku qytetarët mund t’i përdorin. Ata do të identifikohen përmes letërnjoftimit, i cili do të skanohet nga pajisja përkatëse brenda ekioskës. Pas identifikimit, programi në kohë reale dhe në mënyrë automatike do të shkëmbejë të dhënat me sistemin elektronik të regjistrit civil ku do të merren të gjitha të dhënat për certifikatat e disponueshme të qytetarit. Pasi përzgjidhet lloji i certifikatës dhe pasi kryhet pagesa, ekioska shtyp certifikatën përkatëse dhe dëshminë e pagesës. Vendodhja e tyre do të jetë Godina Qendrore e Bashkisë Tiranë dhe Njësitë Administrative.

Pranë Ekioskës do ketë  kamera sigurie me kënd 360 gradë dhe opsion shikueshmërie natën. Data 20 korrik është afati i fundit i pritjes së ofertave, ndërkohë që na mbetet të raportojmë se kush do shpallet fitues.(V.G/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2322″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: bashkia e tiranesekioskaErion Veliajgjendje civileVeliaj
Pas

Udhëtonte me motorin tip “Hamer”, 39-vjeçari aksidentohet për vdekje në Vlorë

Para

Deputetja demokrate bën një parashikim për koalicionin në shtator: Tre mandatet e PDIU-së do t’i kalojnë PS-së

Para
Deputetja demokrate kapet keq me prurjet e reja të PD-së: Në parlament do të keni Nadirenë, Fatbardhën dhe Klevisin!

Deputetja demokrate bën një parashikim për koalicionin në shtator: Tre mandatet e PDIU-së do t'i kalojnë PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Disa arsye pse duhet të konsumoni më shumë lulelakër

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës së Dhërmiut, në pranga dy të rinjtë nga Elbasan

Gjenden 8 trupa të pajetë në parkun kombëtar në Acapulco të Meksikës

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Arrestohet ish-drejtori i burgut të Kosovës në Lushnjë, abuzoi me tenderin për transportin e gardianëve

Tërmeti i fortë godet Turqinë

Transportonin emigrantë nga India kundrejt pagesave, vihen në pranga dy shtetas

Tentoi të fuste në vend 251 mijë euro të padeklaruara dhe medikamente, arrestohet 58-vjeçari në Portin e Durrësit

“Jam amerikan, jo shqiptar, lihet në burg 42-vjeçari që tentoi të vriste efektivin e “Shqiponjave”, zbardhet kërkesa e avokatit

“Lekët ose…”, Kanosën një 63-vjeçar që t’iu jepte 3500 euro për të mos i publikuar disa video, pranga dy të rinjve në Tiranë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.