Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë pasi një 39-vjeçar ditën e sotme duke udhëtuar me motorin e tij tip “Hamer”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugë. Nga plagët e marra ai ka ndërruar jetë në spital.
DETAJE:
Më datë 03.07.2017, në orën 02:05, në Himarë, një shtetas duke udhëtuar me motor tip “Hamer” me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.
Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket shtetasit K.Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë. Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin. (J.V/Shuplaka)