Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm i cili po përballet me 3 akuza të rënda në gjyq ka folur gjatë për gazetarët pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore ku ai ka bërë dhe mbrojtjen e tij së bashku me avokatin mbrojtës Maks Haxhia.
Pas deklaratave se nuk do të tërhiqet në asnjë sekondë në betejën e tij për drejtësi dhe liri, ai i është përgjigjur dhe pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë një rikthim të Saimir Tahirit në majën e politikës.
“Kjo është absurde. Kanë qenë dhe janë në majë politikës ata që kanë pasur akuza për vrasje dhe vjedhje stratosferike në xhepat e qytetarëve. Kjo është beteja ime për të cilën unë hoqa dorë nga mandati i deputetit dhe kur kjo betejë e imja të përfundojë siç dua unë të përfundojë atëherë do të kem betejën me çdo qytetar, edhe derë më derë nëse do të jetë nevoja“, tha Tahiri.
Ish-ministri Saimir Tahiri akuzohet për veprat penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”