Vetëm pak minuta më parë është zbardhur marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, ku thuhet se Rama i ka dorëzuar opozitës plot 6 ministri sëbashku me postin e zëvendës kryeministrit.
Por çfarë kanë vendosur dy liderët për Vettingun? Në marrëveshjen e publikuar nga PD dhe PS, thuhet se një ndër pikat kryesore është pikërisht votimi i vettingut në Parlament, i cili do mblidhet javën e ardhshme.
Vendimi:
- PARLAMENTI
- Votimi i organeve të vettingut.
- Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
- Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
- Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
- Permiresimi i standardeve te pasqyrimit te fushates elektorale ne media.
- Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.
Ndërkohë, një pikë tjetër e vendosur është që Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve datën 25 Qershor, regjistrimin e menjëhershme të Partive politike të opozitës në zgjedhje, përfshirja në listat e zgjedhësve të votuesve për herë të parë, zgjedhjet e pambajtura në Kavajë do të zhvillohen në të njëjtin ditë.
Do të jetë një zëvendëskryeministër teknik, zëvendësministër i brendshëm, ministrin e arsimit, të shëndetësisë’’, thuhet ndër të tjera në marrëveshje.
Pra ministrat e shkarkuar janë: Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirlliu, Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj dhe Petrit Vasili. (D.D/Shuplaka)