Nga Kastriot Myftiu
Miq të Shëndetit Natyral, nisur nga dhjetëra ‘share-s’ injorance të një shkrimi për vlerat çudibërëse kancer-shëruese të vetëm një bime, po postoj një (a dy) shkrime për kancerin, por me informacion krejt të ri, i bindur se nuk e keni dëgjuar më parë. Sado ironik dhe paradoksal të duket, ky shkrim niset nga prirja ime për të dhënë mesazhe optimiste dhe për të shkruar pozitivisht edhe për tema të rënda lidhur me shëndetin.
Po përse një shkrim krejt informues për kancerin, ndërkohë që njerëzit duan informacion se si ta shërojnë? Për dy arsye.
E para, bindja e Shëndetit Natyral është se, NËSE E DIMË SI FUNKSIONON TRUPI YNË, SIDOMOS NË KUSHTE S(Ë)MUNDJEJE, NE DO TË JEMI MË TË AFTË TA RUAJMË VETEN ME VIZUALIZIMIN, MENDJEN, SHPIRTIN DHE DASHURINË TONË. Nuk e besoni këtë? Po ju bëj një pyetje: a keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për kancer të zemrës? Nuk ma merr mendja. Arsyeja? Sepse ajo është qendra e shpirtit dhe dashurisë, që krijojnë një energji elektrike që asgjëson çdo kancer që tenton të sulmojë zemrën. NËSE DIMË SI NDËRVEPRON TRUPI YNË ME USHQIMET DHE AKTIVITETIN TONË, NE DO TË PËRTHITHIM DHE PËRFITOJMË MË SHUMË LËNDË USHQIMORE DHE VLERA NGA USHQIMET QË HAMË DHE VEPRIMTARIA QË KRYEJMË.
Për shembull, flasim shumë për vitaminën B12. Por a e di ndokush ku dhe si e prodhon trupi ynë vitaminën B12? Flitet e shkruhet gjerë e gjatë për viruset dhe rreziqet e tyre. A e di ndokush se si sillet një virus në trupin tonë, si i fshihet sistemit imunitar dhe kur hidhet në sulm? Cilat janë vlerat e mikrobiomës sonë? E pra, nëse dimë çfarë ndodh në trupin tonë kur është në këtë apo atë gjendje shëndetësore, kjo gjë dhe vetëm kjo gjë vlen më shumë se recetat çudibërëse të reklamuara nëpër portale.
Arsyeja e dytë e shkrimit: a keni vënë re se shumë sëmundjeve kronike nuk u është gjetur ilaçi? Përse? Bindja e Shëndetit Natyral është se DERI SA TË GJEJMË PËRGJIGJEN E SAKTË TË PYETJES ‘ÇFARË ËSHTË KJO APO AJO SËMUNDJE’, si kanceri apo çfarëdo sëmundje tjetër që ne i kemi vënë emra misteriozë apo të përgjithshëm, si ‘autoimunitare’, PËRPJEKJET TONA PËR TË PARANDALUAR DHE SHËRUAR NJË SËMUNDJE QË NUK E KUPTOJMË, JANË TË DESTINUARA TË DËSHTOJNË. Çdo gjë jashtë këtij interesi është biznes.
Kalojmë tek kanceri tani. Teoria mbizotëruese deri më sot ka qenë Teoria Mutacionale sipas së cilës, shkaqe të tilla si mungesa e oksigjenit (pra, mjedisi anaerobik dhe jo aerobik), aciditeti në trup, helmet (gjenotoksike) e tepruara, stresi kronik, traumat (për shembull, nje aksident i rende rrugor, ne pune ose lojë, djegia nga zjarri, acidi apo dielli), etj., shkaktojnë një gjendje kaotike në trup dhe shkatërrojnë kodin inteligjent brenda qelizave (ADN-në), kod që i bën këto qeliza të sillen në mënyrë ‘të qytetëruar’ brenda një komuniteti shumëqelizor siç është trupi ynë. Për rrjedhojë, qelizat e shëndetshme pësojnë mutacione dhe disa prej tyre, ‘rebelohen’, sillen si ‘të çmendura’ dhe ‘të dhunshme’. Këto qeliza shtohen pandalshëm dhe formojnë një tumor që më pas përhapet në mënyrë kancerogjene, si një gaforre (nga vjen dhe fjala kancer), derisa pengojnë proceset jetike të trupit dhe shkaktojnë vdekshmëri dhe vdekje.
Ekziston dhe një teori tjetër, ajo që ndikohet nga teoria Darviniane e evolucionit. Shkurt, thelbi i kësaj teorie të quajtur edhe “Darvinizmi i Brendshëm” është se procesi që shkakton kalimin e qelizave të shëndetshme në kancerogjene, duke dëmtuar ADN-në e tyre, është i ngjashëm me seleksionimin natyror, domethënë, natyra përzgjedh dhe ruan disa mutacione të rastësishme tek qelizat e shëndetshme, sepse këto mutacione shërbejnë për mbijetesën dhe riprodhimin e qelizave kancerogjene në një tumor. Në këtë rast, dëmtimi i ADN-së mund të ndodhë ose përmes trashëgimit (‘gjenet e këqija’ në familje) ose ekspozimit të qelizave ndaj kimikateve të dëmshme (duhani, për shetrambull) ose rrezatimit.
Të dyja këto teori bazohen tek kaosi dhe rastësia. Por a është kaosi dhe rastësia të vetmet ato që çojnë në shndërrimin e qelizave të shëndetshme në kancerogjene? Sipas teorisë së evolucioni, mutacionet e rastësishme janë gjithnjë të dëmshme dhe shkaktojnë vdekje të menjëhershme të qelizave. Megjithatë, duket se qelizat e kancerit janë ‘me fat’ sepse në vend që të vdesin, ashtu si qelizat normale kur pësojnë mutacione të rastit, ato duket se veprojnë krejt ndryshe: lulëzojnë dhe shumëfishohen; ato bëhen të pavdekshme, nuk pësojnë vdekje të programuar qelizore (apoptozë) si qelizat e shëndetshme.
Atëherë lind pyetja, a janë kaosi dhe rastësia në themel të shndërrimit të qelizave të shëndetshme në kancerogjene? Këtu fillon pjesa më interesante e përgjigjes së pyetjes: çfarë është kanceri.
I vetëdijshëm se pak lexues kanë mbërritur deri në fund të këtij shkrimi dhe, sa më shumë ta zgjas, aq më pak numri i atyre që do ta lexojnë deri në fund, këtë përgjigje po e lë për një herë tjetër, nëse shoh që jeni të interesuar. Jam i bindur se do të habiteni dhe mahniteni nga ajo që do të lexoni në shkrimin e ardhshëm për kancerin. Për momentin: A e dini se studiuesit kanë zbuluar se dinozaurët që u zhdukën rreth 60 milionë vite më parë kishin tumor? A (mos) është kanceri atavizëm? Çfarë do të thotë kjo? Gjithçka në shkrimin e ardhshëm.
Ju uroj shëndet!