07:41 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Abuzimi me 13-vjeçaren në Kavajë, vetëm 2 prej 7 të rinjve pranojnë akuzën. Gjykata i lë në burg

13:00 | 04/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Abuzimi me 13-vjeçaren në Kavajë, vetëm 2 prej 7 të rinjve pranojnë akuzën. Gjykata i lë në burg

Skandali në Kavajë i përdhunimit të në 13-vjeçareje së paku nga 7 adoleshentë i zbuluar nga një mesazh në postën e ish-kryeministrit Berisha, ka shkaktuar një furtunë në opinionin publik.

Reagimi i parë ka ardhur nga policia (e akuzuar se ka fshehur ngjarjen) e cila ka vënë në pranga 7 të rinjtë me datë 3 shkurt 2019.

Gjykata sot ka vendosur masën “arrest me burg” për të 7 adoleshentët, ndërsa vetëm 2 prej tyre e kanë pranuar akuzën e abuzimit me bashkëmoshataren e tyre.

Të akuzuar janë dhe 2 gjimnazistë, ndërsa njëri prej tyre 15-vjeçar është shpallur në kërkim.

Shumë aktivistë, mbrojtës të të drejtave të fëmijëve si dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kanë kërkuar vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë instancave shtetërore që kanë heshtur përballë këtij abuzimi i cili vijonte prej se paku 4 muajsh.

Ora 13:00 Gjykata jep masën e arrestit me burg për të 7 të arrestuarit në Kavajë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për 7 të miturit, që në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. 2 prej tyre kanë pranuar akuzat në sallën e gjyqit.

Akuza që rëndon mbi të miturit është “marrëdhënie seksuale me të mitur”!

Mësohet se vajza e mitur ka qenë e lidhur me një prej djemve, dhe për shkak të një video intime ajo është detyruar që të kryejë marrëdhënie dhe me shokët e tij.

7 të miturit mbërrijnë në Gjykatën e Durrësit rreth orës 10:00

7 të miturit që janë arrestuar për përdhunimin e vajzës 13-vjeçare në Kavajë, në shkollën ”Rilindja”.

Seanca për masën e arrestit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë Gjykatës ka pasur dhe një prani të madhe të familjarëve.

Prindërit jashtë kanë qenë mjaft të acaruar dhe kanë debatuar edhe me mediat e pranishme, duke thënë se fëmijët e tyre janë të mitur, dhe duhet të mbahen jashtë vëmendjes së kamerave.

Gazetarja e Fax News Elitjona Doko raporton se babai i një prej fëmijëve ka përdorur sharje dhe kërcënime në drejtim të tyre.

Një prej familjarëve ka kaluar dhe gjendje të fikti.

Akuza që rëndon ndaj të rinjve është ajo e abuzimit seksual me anë të shantazhit, duke përdorur një video intime që kishte realizuar me partnerin  e saj 13 vjecarja.

Kujtojmë se kjo është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura së fundi, ku shteti jo vetëm që nuk ka vepruar, por është bërë palë me fshehjen e ngjarjes. Ende sot nuk ka një reagim nga ana e policisë për këtë ngjarje të rëndë.

Të mos ishte denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ende sot vajza 13-vjeçare do të ishte nën presion për të heshtur pavarësisht terrorit që i është dashur që të kalojë.

Pavarësisht arrestimit të të rinjve, derimë tani nuk ka pasur asnjë procedim në radhët e drejtuesve të shkollës, apo të zyrës arsimore në Kavajë.

Prindërit të ndarë mbi rolin e shkollës dhe drejtuesve të zyrës arsimore

Qytetarë të Kavajës që janë njëkohësisht prindër të nxënësve të së njëjtës shkollë shprehen se janë njohur me ngjarjen pasi është zhvilluar një mbledhje nga drejtoria me prindër të ndryshëm.

Qemal Karaosmani shprehet se është e papranueshme që ngjarja nuk u denoncua nga shkolla, por kjo u be vetëm pasi u publikua në facebook-un e Berishës.

Një tjetër prind i dy nxënësve në shkollën Rilindja shprehet se shkolla nuk ka pasur dijeni për ngjarjen dhe ajo u zbulua pasi prindërit kuptuan një ndryshim në gjendjen emocionale të vajzës së tyre.

Ajo që përbën çudi është fakti se një prej prindërve e justifikon ngjarjen duke thënë se ky veprim vjen prej moshës së të miturve, dhe nuk duhet politizuar. Ndiq videon më poshtë:

Video ku një prej familjareve i bie të fikët, siguruar nga Faxnews: 

Lajmi dhe denoncimi fillestar te Berisha: 

‘’Përdhunohet vajza në shkollë, ngjarja mbahet e fshehtë nga policia dhe Zyra Arsimore”

Vendosja e masës së arrestit, dhe heshtja e policisë: 

Horrori i vajzës së mitur nga Kavaja/ U përdhunua për 2 muaj rresht nga 16 persona, ja pse nuk e e denoncoi

Berisha: Të gjitha autoritetet ishin në dijeni të përdhunimit të 13-vjeçares

Denoncimi i fortë i Berishës: Të gjithë autoritetet ishin në dijeni për përdhunimin e 13-vjeçares, nuk flisnin sepse…

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 13 vjeçarjaberishafshehjeperdhunimprinderit
Pas

”Jeni zëri i Presidentit në Kuvend”, deputetja e LSI-së përplaset me Manjën: Muhabete 5 lekshash!

Para

Situata për shkak të gripit AH1N1, doktoresha Silva Bino jep njoftimin e rëndësishëm

Para
Situata për shkak të gripit AH1N1, doktoresha Silva Bino jep njoftimin e rëndësishëm

Situata për shkak të gripit AH1N1, doktoresha Silva Bino jep njoftimin e rëndësishëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Topalli: Pushteti merr 90% të votave në diasporë, rezultat absurd

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Rubio: Trump kërkon takim me Putinin ‘sa më shpejt të jetë e mundur’

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.