01:51 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Air Albania” nuk ekziston, si qëndron e vërteta me certifikatën e fluturimit

17:07 | 20/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ A do të fluturojë “Air Albania”, si u përdor i njëjti avion nga turqit dhe në Bosnje-Hercegovinë (Skema paralele)

A do të fluturojë Air Albania drejt Italisë me tre destinacione dhe me çmime, që në fakt janë vetëm 1 ose 2 euro më pak se kompanitë aktuale?

Arsyet se pse ka ende pikëpyetje për fluturimet edhe pse janë shitur biletat ka të bëjë me faktin se ende Air Albania nuk ka marrë certifikatën e fluturimit për në vendet e treta. Gazetarja e Fax News, Mirilda Tili ka siguruar listën e plotë të Agjencisë së Sigurisë Ajrore Europiane, e cila është rinovuar sot në mengjës, dhe emri i kompanisë ajrore që mban flamurin shqiptar, “Air Albania” nuk ekziston.

Pavarësisht mungesës së certefikatës, ajo që përbën skandalin e radhës në këtë kompani që nuk i kanë munguar asnjëherë dyshimet dhe hapësirat e errëta, është fakti se pse është lejuar, reklamimi dhe më pas shitja e biletave të avionëve.

Në datën 2 gusht vetë kryemisnitri Edi Rama deklaroi datën e fluturimeve të ‘Air Albani’ në 3 destinancione në Itali, madje shkoi edhe më tej, duke publikuar çmimet të cilat ishin 59 dhe 69 euro për një fluturim. Praktikisht 1 ose 2 euro më pak se kompanitë që aktualisht bëjnë këto linja.

Por përtej kësaj. ‘Air Albania’, pas vonesave për lejet e fluturimit apo edhe mbivendosjet e fluturimeve me ato të Turkishit, sot në faqen e saj zyrtare ka publikuar destinacionet por ka hequr çmimet. Ndërsa blerja e biletave vazhdon.

Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të mos lejojë shitjen e biletave, për sa kohë nuk ka një certefikatë fluturimi në emër të kompanisë ‘Air Albania’.

Nëse kjo kompani, nuk arrin të sigurojë këtë çertefikatë, fluturimet nuk mund të fillojnë, përveç rastit kur CEO i kompanisë do të nënshkruajë marrëveshje për fluturime charter nga ENAC dhe më pas i kalon kontrollit ajror që të lejojë fluturimin. Kjo procedurë bëhet jashtë autoritetit të aviacionit civil, dhe fluturimet bëhen vetëm 2 herë në jave, të cilat kryhen për raste emergjente, si transport në spital, raste fatkeqësish apo shpërndarje të ndihmave për raste bamirësie.

Në rast se nuk do të ketë një marrëveshje edhe me italinë, ‘Air Albani’ ka detyrimin ligjor të kompensojë pasagjerët të cilët i kanë blerë biletat tashmë.

(Faxweb.al)

Etiketa: Air Albania
Pas

“Dështim për ta dënuar në bazë të akuzave”, Fatmir Xhafaj mbështet hapur vendimin ndaj Saimir Tahirit

Para

Flamur Noka plas ‘bombën’: Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë, edhe ambasadat e huaja

Para
Ligji për kafshët, deputeti i PD sulmon Tahirin: Cinizëm, ai që ushqeu krimin po inicion ligj për kafshët

Flamur Noka plas 'bombën': Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë, edhe ambasadat e huaja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.