Në emisionin e parë të ‘Ajsberg’ në Fax News, gazetari Çani po zbulon çfarë i bëri qyetarët kuksianë të ishin aq të revoltuar dhe si u soll Policia e Shtetit me ta, pas protestës së 31 marsit në Rrugën e Kombit.
Të etiketuar si kriminelë dhe njerëz të rrezikshëm nga ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Gjykata, shtëpitë e tyre, ku policia hyri me dhunë në 3 të mëngjesit të 1 prillit, tregojnë një tjetër realitet.
Sulejman Dida u shpreh se Këshilli Bashkiak i Kukësit duhet të kishte reaguar për ngjarjen.
Adem Duraku, i ndaluar si protestues dhe i liruar, tha se do të dalë të protestojë sërish për të drejtën e tij.
Familjarët e protestuesve kuksianë të arrestuar, menduan se trokitjet apo thyerjet e dyerve që i tronditën në mëngjesin e 1 prillit ishin prej hajdutëve dhe jo prej policëve, siç u shprehën ata.
Hazer Hajrulla një tjetër protestues i arrestuar tha se policia u fut me forcë në shtëpi.
“Unë protestova për të drejtën time.” – tha ai.
Disa nga të arrestuarit tregojnë se në pjesën më të madhe të rasteve, policët që u kishin shkuar në shtëpi për t’i arrestuar ishin të maskuar.
“Nuk dallohej askush, ishin me çorape në kokë.” – tha njëri prej tyre.
Një prej të arrestuarve në 3 të mëngjesit të datës 1 prill, tha se as serbët në kohët e vjetra të luftës, nuk janë sjellë në këtë mënyrë, duke rrethuar shtëpinë dhe duke bërë terror me njerëzit në gjumë.
Discussion about this post