Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë. Për pasojë një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Jetmir Kaçurraj fillimisht është dërguar në Spitalin e Peshkopisë nga ku pritet nga moment në moment të niset drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ende mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
(E.K/SHUPLAKA)