Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku janë përfshirë dy trena të hekurudhave juglindore. Mediat italiane shkruajnë se dy trenat që udhëtonin në kahe të kundërta, janë përplasur mes Galugnano dhe San Donato, në Salento, rreth orës 17:30.
Si pasojë e këtij aksidenti masiv, kanë mbetur të paktën 10 persona të plagosur, të cilët për fat të mirë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, si dhe zjarrfikëset, mirëpo ende deri më tani nuk janë mësuar shkaqet e përplasjes së dy trenave. (D.D/Shuplaka)