04:41 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Pensioni minimal 200 euro, maksimal 400 euro”, Rama: Të tjerët që iu çojnë drejt humnerës! Ju gjirokastritët ia keni vënë kufirin me kohë, e njihni lapsin mirë

11:03 | 22/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Pensioni minimal 200 euro, maksimal 400 euro”, Rama:  Të tjerët që iu çojnë drejt humnerës! Ju gjirokastritët ia keni vënë kufirin me kohë, e njihni lapsin mirë

Kryesocialisti Edi Rama tha se objektivi i PS është pensioni minimal 200 euro dhe ai maksimal 400 euro. Ai thumboi edhe opozitën, teksa tha se premtimet e tyre, i çojnë njerëzit drejt humnerës.

“Së pari kemi bërë një hap që përtej indeksimeve që janë ligjore, detyruese dhe bëhen në mënyrë të vazhdueshme siç e ka ligji. Madje e kemi bërë dy herë në vit për shkak të rritjes së çmimeve. Kemi vendosur që duke qenë se tani jemi në fazë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, dhe kemi të ardhura që tejkalojnë parashikimet, kemi vendosur që ta ndajmë për pensionistët një bonus që është bonusi i fundvitit dhe i pranverës, të dy bashkë nga dhjetori në shkurt të këtij viti, kemi ndarë 165 mln euro vetëm për pensionistët. Nuk janë pak për shtetin shqiptar. Do ta bëjmë këtë bazuar në rritjen ekonomike. Kemi përcaktuar edhe dy piketa të tjera, se në fund të ditës, pavarësisht se nga pikëpamja logjike po bëjmë një skemë që të jetë e qëndrueshme, edhe rritja e kontributeve ka ardhur në mënyrë të qëndrueshme, kemi shtuar 300 mijë kontributorë të tjerë. Sot nuk luhet me sigurimet shoqërore si dikur, që as nuk i kërkonte njeri që të arrijmë që të kemi një pension minimal 200 euro.

Pra, pavarësisht se ke punuar apo jo, minimali të jetë 200 euro dhe për të siguruarit të kemi pension mesatar 400 euro. Këto janë dy objektivat. Kush iu thotë juve të tjera ka dy arsye. I kemi rënë kësaj pune nga të katër anët. Kemi marrë ekspertizë nga të katër anët, nga institucionet që nga BB, nga ekspertë të pavarur ndërkombëtar, këshilltarin që kam për ekonominë që ka qenë për 10 vjet drejtues i grupit ekonomik të Merkel e kemi vënë edhe atë të na japë opinionin e tij, Profesor Richardo Houseman, po iu them që kjo që ne kemi përcaktuar si objektiv është ambicioz. Nuk është i lehtë, por do të bëjmë çmos që ta arrijmë. Të tjerat që iu thonë janë rruga drejt humnerës, ose sepse nuk e kanë problem këtë rrugë, dhe ju e dini kush dhe e njihni mirë, prandaj ia keni vënë kufirin atje larg. S’ka këtu, e ka kufirin me kohë se ju jeni gjirokastritë dhe lapsin e njihni më mirë se të tjerët, s’ka shans të thyhet. Ose pastaj nuk dinë ça flasin.”

Pas

Zv.ministrja Manjani: Pensioni varet nga kontributet, jo nga premtimet

Para

Rama: Mësuesit ishin pengje të politikës, paga mesatare do të rritet në 1200 euro në 2030

Para
‘Pensioni minimal 200 euro, maksimal 400 euro”, Rama:  Të tjerët që iu çojnë drejt humnerës! Ju gjirokastritët ia keni vënë kufirin me kohë, e njihni lapsin mirë

Rama: Mësuesit ishin pengje të politikës, paga mesatare do të rritet në 1200 euro në 2030

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.