Një aksident i rëndë është në autostradën Levan-Tepelenë. Një grua ka gjetur vdekjen dhe një i mitur është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cakran, ku shtetasi Th.Sh, 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, shtetasja A.Sh, 88 vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier.
9S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post