Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.
Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme me drejtuesin e mjetit.