Policia e Tiranës kanë ndaluar një shtetas 38-vjeçar për shkak të akteve të dhunshme gjatë protestës së Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës, dy ditë më parë.
U ndalua shtetasi E.V., 38 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
‘- E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.’, thuhet në njoftimin e policisë.