Pas zgjedhjeve Parlamentare të 25-qershorit, presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur për herë të parë nga Jala, ku po zhvillohet festivali i përvitshëm veror, i Bashkimit Ndërkombëtar të të rinjve Socialistë.
Gjatë aktivitetit, Meta ka marrë fjalën dhe ka përcjellë edhe një mesazh për të rinjtë socialistë shqiptarë, të cilëve u ka kërkuar të forcojnë lidhjet me të rinjtë eurosocialistë për të shkëmbyer eksperiencat.
“Dua t’ju them se jeta ime politike lidhet me rininë. Kështu që unë ju kërkoj të forconi lidhjet mes të rinjve eurosocialistë sepse vetëm në këtë mënyrë edhe bota, edhe Europa, edhe Shqipëria do të kenë ndryshime pozitive. Kërcënimet globale kërkojnë ndërgjegjësim më të madh të të rinjve për t’i fituar këto sfida që rrezikojnë të ardhmen e njerëzit”, është shprehur Meta. (D.D/Shuplaka)