Aktorja Anne Hathaway, e cila prej rreth një viti është bërë nënë, ka rrëfyer së fundmi një moment tmerri të saj me të birin.
E ftuar në emisionin “ The Tonight Show starring Jimmy Fallon”, ajo ka folur për një incident. Bëhej fjalë për një ditë në park, kur për pak ajo mund të kishte rënë mbi djalin e saj.
“Ne ishim një ditë në park dhe do të zbrisnim nga lisharësja. Unë rrëshqita e për një moment mendova se do të rrëzohesha mbi djalin tim.”, ka rrëfyer ajo.
Pavarësisht se tani i vjen për të qeshur, ajo tregoi se atë ditë u trondit shumë.
(XH.A/SHUPLAKA)