02:04 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Akuzoi dhe kërcënoi yllin e Milan, gjykata dënon këngëtaren shqiptare

22:10 | 05/01/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzoi dhe kërcënoi yllin e Milan, gjykata dënon këngëtaren shqiptare

Kishte nisur si një histori dashurie mes dy talenteve të kristalta, por përfundoi shëmtuar në gjykatë. Në vitin 2014, ylli turk i Milan, Hakan Calhanoglu, asaj kohe pjesë e Bayer Leverkusen, kishte rënë në dashuri me këngëtaren shqiptare, Anita Latifi, që në atë periudhë u shndërrua në personazh publik për shkak të pjesëmarrjes në një shfaqje talentesh në Gjermani. Por, në të njëjtën periudhë, futbollisti shumë i talentuar ishte i fejuar me Sinem, vajza me të cilën më pas u martua.

Një marrëdhënie ajo e turkut me këngëtaren shqiptare që zgjati disa muaj, por Sinem e fali futbollistin. Me një kusht: Calanoglu duhej të shkëpuste të gjitha marrëdhëniet me dashnoren. U tha, u bë. Hakan la Anitën, që nga ana e saj nuk e mori aspak mirë këtë veprim. Aq sa vetëm pak muaj më vonë u rishfaq në jetën e futbollistit, kësaj here me një akuzë bombastike.

Në fakt, Latifi asaj kohe deklaroi dhe pretendoi nëpërmjet mediave se Calhanoglu e kishte lënë shtatzënë dhe më pas, duke mos dashur të njohë atësinë, e kishte qëlluar dhe detyuar nën presion psikologjik të furishëm, që të abortonte kundër vullnetit të saj. Me këtë pretendim, shqiptarja Latifi, e ndihmuar edhe nga një mik i saj gazetar, kërkonte një dëmshpërblim prej 250 mijë euro.

Por, tani situata u qartësua. Këngëtarja shqiptare nuk kishte ngelur kurrë shtatzanë në të vërtetë. Ishte një gënjeshtër ajo e saja, e vënë në lojë vetëm për të kërcënuar futbollistin, me qëllim zhvatjen e shumës së parave. Kjo pavarësisht se gjatë të gjithë procesit, Latifi vazhdonte të insistonte se kishte abortuar. Në përfundim, këngëtarja u dënua me 70 orë shërbim social të detyruar për dëshmi false dhe disinformacion. Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt do të çelet edhe procesi kundër gazetarit, mikut të shqiptares Latifi. Gjëja më e rëndësishme mbetet fakti që ylli i Milan, Calhanoglu dëshmoi pafajsinë e tij ndaj akuzave të rënda, shkruan Tele Sport.

Hakan Calhanoglu I cili aktivizohet me kuqezinjtë nuk ka aaritur të justifikojë pritshmëritë në Itali ku shihej si një ndër blerjet që do të rikthente Milanin në majat e futbollit.

Ndryshe nga koha kur aktivizohej me Leverkusen, turku nuk ka arritur të përshtatet në Itali tek Milan dhe gjithnjë e më shumë po shihet si një blerje e gabuar e kuqezinjve.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Hakan Calhanoglu-Anita Latifi
Pas

“Babi më i mirë në botë”, David Beckham mahnit me foton e tij me të bijën

Para

“Po i dhunohen egërsisht të drejtat”, deputeti PD-së: Rama po përdor nostaligjikë të marksizmit për të mbrojtur Tahirin

Para
“Po i dhunohen egërsisht të drejtat”, deputeti PD-së: Rama po përdor nostaligjikë të marksizmit për të mbrojtur Tahirin

“Po i dhunohen egërsisht të drejtat”, deputeti PD-së: Rama po përdor nostaligjikë të marksizmit për të mbrojtur Tahirin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.