Detaje të reja dalin nga eksplozivi i vendosur në rrugë ”Petro Nini” në kryeqytet, ku shitësja e një dyqani rrobash njoftoi se kishte dyshime për një pako me eksploziv në butik.
Prej një ore në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore dhe xhenierë, të cilët bënë të mundur dhe neutralizimin e pakos së dyshimtë.
Nga hetimet e para ka rezultuar se në pako i ishin vendosur rreth 200 gr tritol dhe dyshohet se ishte vendosur në formë presioni.
5 muaj më parë, rreth muajit Maj, pronares së këtij dyqani rrobash, identifikuar si Bruna Aliaj, i kishin vendosur eksploziv në makinë, në zonën pranë Prokurorisë.
Ajo u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e saj e cila mendohet të hedhë dritë rreth ngjarjes. Ngjarja e Majit mbetet e pazbardhur, ndërsa nga Policia thonë se dy ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën.
Ajo është nënë e një djali i cili jeton në Angli, ndërsa e pyetur në polici për ngjarjen e Majit ajo ka rrëfyer se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që ka pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.
(E.K/SHUPLAKA)