Depueti Partisë Socilaiste i ftuar në Fax News u shpreh se struksturat shtetërore kanë qenë në gadishmëri dhe të gjitha në terren për të minmizuar dëmet. Ai gjithashtu theksoi faktin se natyra po na kthen mbrapsht atë që i këmi bërë ne natyrës ndër vite, njerëz që zaptojnë tërritore afër lumenjve, mbi kolektor apo mbi kanalet e kullimit.
Për sa i përket dëmshpërblimeve ai u shpreh se qeveria qeveria nga buxheti i saj, fondet e posaçmë do shikohet mundësia e dëshmpërblimit si dhe kemi një specifik do kemi mbështëtje nga BE, shume vende mike kanë shprehur gadishmërinë për të na ndihmuar.
“Tashmë ju jeni të qartë që situata ka qenë shumë e vështirë. Situata më e vështirë që ka kaluar vendi. Sasia e reshjeve ka qenë në rekorde historike. Reagimi i strukturave shtetërore ka qenë optimal. Ka pasur një bashkërendim të punëve me pushtetit lokal.
Zonat që unë kam qenë prezent një bashkëpunim midis pushtetit lokal dhe qendror. Ka pasur solidaritet midis kompanive private, qytetarëve për t’iu përgjigjur situatave në raste të caktuara ndërhyrje me mjete të posaç me ku të jemi koshient shteti ka disponuar pajisjet.”
Eshte më rëndë se 2015?
Përmbytja dhe pasojat janë më të lehta po nga statistikat sasia e reshjeve ka qenë më e larte. Sasi reshjesh të rënë në një ditë të vetme. Në shumicën e zonave ka pasur ndërhyrje.
Pasojat më të pakta se në 2015 në shumicën e zonave ka pasur ndërhyrje nga qeveria dhe strukturat lokale. Lumi Vjosa i ka pasur prurejet me të mëdha po dëmet që sollën janë më të pakta.
Si ka funksionuar evitimi paraprak?
Paralarmërimi , një javë më para ka bërë paralajmërimet e duhura janë lajmëruar banorët fermërët, blegtorët dhe prandaj ne kemi pasur pasoja minimale në zonën e Sarandës dhe Delvinës. Nuk kemi asnjë humbje.
Mund të bëntë më shumë qeveria për të minimizuar dëmet?
Po mendoj se bëhet më mirë por ajo që them është se ato ndërhyrje që janë bërë sollën pikërisht që të mos kishim këto pasoja. Lumi Kalasë psh nuk doli nga shtrati falë ndërhyrjes së strukturave të shtetit. Vëtëm strukturat shtetërorë duhet të veprojnë, në rastet ekstreme duhet të kufizohen levizjet nga qytetarët.
Ku mendoni se ka çeduar qeveria se gjithsesi dëme ka pasur?
Unë mendoj që është fakt se të gjithë hidrovorët për here të parë kanë qenë në funksion të plotë edhe për shkak, nisur nga gabimet e të shkuarës janë marrë masat dhe hidrovorët janë të pajisur më dy linja energjitike. Unë mendoj se natyra po na kthen mbrapsht atë që i këmi bërë ne natyrës ndër vite. Njerëz që zaptojnë tërritore afër lumenjve mbi kolektor mbi kanalet e kullimit.
Pse nuk ka ndaluar qeveria?
Ky është një fenomen që ka ndodhur gjate 27 viteve. Pavarësisht efekteve kostove ka ndërhyrë masivisht dhe patjetër që qeveria do vazhdoje me aksionin e ndalimit të informalitetit pavarsisht pasojave.
Kemi pasur ankesa nga qytetarët nuk kanë funksionuar strktura emergjencës?
Nuk pretendoj që 100% të rasteve janë zgjidhur po me lejoni t’u them që strukturat shtetërorë janë gjendur në ndihmë të tyre. Të marrin tek numrat zyrtarë të tyre. Falenderoj mediat të cilat bëjnë një punë shumë të madhe, por nuk është vetëm kjo zgjidhja shpesh qytetarët ngatërrojnë mediat me emergjencat. Shpesh nuk kordinohen nga kjo situate, mund të ketë rastë kur nuk është arritur maksimumi. Ato kanë ndërtuar në mes të fushave bujqësore.
Keni dijeni për punë e bashkisë Vlorë?
Kam dijeni për punë kolosale që po bën bashkia ka qenë në terren aty në gjithë problemtikën e qytetit. Si asnjë herë tjetër bashkia ja ka dalë të minimizojë efektet e situatës. Shpesh qytetarët janë gati të sakrifikojnë vetën dhe mos të pranojnë të evakuohen. Qytetarët duhet të solidarizohen me strukturat shtetërore bashkë me mediat
Mendoj se njerëzit mendojnë po ta bëjnë mediatike ka më tëpër rëndësi. Nuk kominikojnë me strukturat e mediave. I ftoj qytetarët të ankohen nësë nuk u përmbushen komisionet e vlerësimit. Dëmet janë shumë më minimale se në 2015.
Pse nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme?
E ka të përcaktuar qeveria, gjendja e jashtëzakoshme nuk përcaktohet kur do ajo po ka një përcaktim me rëndësi është ragimi i strukturave shtetërore. Nuk ka ndryshim në status.Do shikohet në varësi të dëmevë qeveria do të jetë në krah të njërzve
Nuk mund të them sot jam kundër këtij fenomeni sepse duke vepruar kështu nxitim bizneset të mos sigurohen. Bizneset duhet të sigurohen. Kemi një specifik do kemi mbështëtje nga BE, shume vende mike kanë shprehur gadishmërinë për të na ndihmuar. Qeveria nga buxheti i saj, fondet e posaçmë do shikohet mundësia e dëshmpërblimit. (M.Q/Faxweb)