05:12 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berat/ EC: 76 banesa të përmbytura, 109 persona të evakuuar dhe qindra hektarë tokë të përmbytura

17:39 | 04/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berat/ EC: 76 banesa të përmbytura, 109 persona të evakuuar dhe qindra hektarë tokë të përmbytura

Si rezultat i rreshjeve të pazakonta të ditëve të fundit në Qarkun e Beratit, pati përmbytje dhe u krijuan vështirësi për qytetarët në disa zona.

Komisioni i Emergjencave Civile thotë se janë evakuuar 109 persona për në qendrat e pritjes dhe tek të afërmit e tyre, ndërsa janë përmbytur 76 banesa kryesisht në bashkitë Berat, Ura Vajgurore dhe 1 banesë në bashkinë Poliçan.

“Në bashkëpunim shumë të mirë me bashkitë nga strukturat e Emergjencave Civile u evakuan 109 persona për në qendrat e pritjes dhe tek të afërmit e tyre. U përmbytën 76 banesa kryesisht në bashkitë Berat, Ura Vajgurore dhe 1 banesë në bashkinë Poliçan.

U përmbytën 207 ha tokë dhe 550 ha nën ujë. Duke filluar nga data 03.12.2017, komisioni i Emergjencave Civile ka filluar fazën e likujdimit të pasojave. Ka filluar rikthimi i të evakuarve në banesa. Qarkullimi në rrugët nacionale dhe drejt qendrave të njësive administrative është normal. Vështirësi ka qarkullimi në rrugët e brendshme të disa fshatrave në bashkinë Skrapar dhe bashkinë Poliçan, ku dhe atje po punohet me shpejtësi për hapjen e tyre. Sistemi shëndetësor ka funksionuar normalisht gjatë gjithë situatës emergjente.

Në të gjitha shkollat e Qarkut ka filluar proçesi mësimor. Furnizimi me energji dhe ujë është drejt normalizimit të plotë. Në bashkinë Berat janë ndarë ndihma për të dëmtuarit nga përmbytjet, të dhënat nga : Dega e Kryqit të Kuq Berat, 200 batanije 500 kg ushqime. Shoqëria “Misioni pa kufi”,100 krevatë , 100 dyshek.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 50 pako me veshmbathje. Puna po vazhdon me intesitet për të ndihmuar të dëmtuarit si dhe për verifikimin e dëmtimeve në banesa dhe infrastrukturë me qëellim eleminimin e çdo pasoje që shkaktuan përmbytjet.”, thuhet në njoftim. (B.H/Faxweb)

Etiketa: Beratemergjencat civilepermbytjet
Pas

Alket Hyseni në Fax News: Mësuam nga gabimet  e së shkuarës morëm masat, sasia e reshjeve më e madhe se në 2015-n, pasojat më të pakta

Para

Basha në Bruksel: Mbrojtja politike e Tahirit dhe largimi i tre ish-zyrtarëve të Policisë kanë lënë shije të hidhur

Para
Basha në Bruksel: Mbrojtja politike e Tahirit dhe largimi i tre ish-zyrtarëve të Policisë kanë lënë shije të hidhur

Basha në Bruksel: Mbrojtja politike e Tahirit dhe largimi i tre ish-zyrtarëve të Policisë kanë lënë shije të hidhur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.