Ambasada amerikane ka bërë një njoftim për shtetasit e saj duke i nxitur të bëhen gati për tu kthyer në vendin e tyre dhe në rast të atyre që do të qëndrojnë të kenë parasysh se kthimi do të jetë pa afat.
Në deklaratë sqarohet se për momentin ka vetëm një fluturim të AIR Albania dhe nuk dihet se sa do të zgjasë aktiviteti i kësaj linje.
Njoftimi:
Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEëBQ
Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: [email protected]