Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme diskutoi lidhur me projektligjin e qeverisë për dhënie amnistie për të burgosurit. I ftuar në Komision për të prezantuar draftin ishte ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Gjatë fjalës së tij, Manjani pohoi se aktualisht ka mbipopullim në burgjet e vendit, ku sipas tij janë rreth 600 të burgosur mbi normat e lejuara.
Dhe për këtë arsye, Manjani tha se me nismën e saj të fundvitit, qeveria ka menduar t’u japë një shans të gjithë të burgosurve që kanë kryer krime të lehta, ndërsa garantoi se me këtë amnistri nuk lirohen zyrtarët e lartë të ndaluar ose që janë nën hetim.
Manjani raportoi se të denuarit që lirohen me këto kushte janë rreth 670 persona, nga këta janë 15 gra nga 94 gjithsej, 7 burra të moshuar, 8 të mitur.
“Në burgje ka mbipopullim, janë më shumë se 700 të burgosur. Qeveria ka menduar t’ i japë një shans të gjithëve. Amnistia nuk çështje mbipopullimi, edhe pse ka rreth 600 të burgosur. Nuk amnistohen ata që janë nën hetim për korrupsion, vrasjet. Nuk amnistohen përsëritësit e veprave penale dhe dhunuesit në familje. Të restaurohet besimi tek drejtësia, të zbatohet reforma. Nuk lirohen zyrtarët e lartë të ndaluar ose nën hetim”- u shpreh ministri Manjani.
FJALA E PLOTË:
Aministia është një atribut ekskluziv i Parlamentit, një nismë pozitive dhe një propozim i Qeverisë.Deklaratat publike deri më sot nuk janë bërë, kjo për të shmangur pritshmëritë e pavenda si dhe për të qenë të kujdesshëm që tërespektojmë krejtësisht vendimmarrjen parlamentare për këtë qëllim.Qëllimi i amnistisë është humanizmi dhe dëshira për t’i dhënë edhe një shanc të dënuarve që të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit.
Mbipopullimit nuk ishte qëllim i kësaj amnistie.6158 persona ka në sistemin penitencjar aktualisht dhe kapaciteti është 5455. Pra kemi një mbipopullimi rreth 700 persona.Krahasuar me një vit më parë ka një rënie në mbipopullim, nga mbi 900, në 700 të dënuar.Kjo amnisti orientohet drejt grupeve të margjinalizuara si gratë, të miturit, të sëmurë që janë në fazën terminale të jetës si dhe vepra penale me dënime modeste.
Kriteri bazë është që të përfitojnë nga amnistia ose ata që janë dënuar me 2 vjet, ose ata që u ka mbetur edhe 2 vjet burgim. Gratë mbi 55 vjeç dhe burrat mbi 60 vjeç të jenë përfitues si dhe të miturit nën moshën 18 vjeç.Gjithashtu personat me dëmtime fizike që ne i gjykojmë se nuk janë më të rrezikshëm për shoqërinë si invalidët, tetraplegjikët, të paralizuarit apo të sëmurët në fazën e fundit të jetës.Nuk përfitojnë nga amnistia zyrtarët publik që gjenden nën akuzë apo të dënuar, përsëritësit e veprave penale, ata që ushtrojnë dhunë në familje, dhuna seksuale, ata që dhunojnë të miturit, etj.Këtë rradhë kemi propozuar që ta shtrijmë amnistinë edhe ndaj ndjekjes penale për të gjitha ato raste kur akuza e ngritur nuk e kalon dënimin më shumë se dy vjet.
Gjithashtu propozojmë edhe një amnisti pak të zgjatur për të gjithë ato persona të cilët deri në muajin prill vullnetarisht dorëzojnë armën e paligjshme në Komisariatin apo rajonin e policisë më të afërt.Numri i të dënuarve që propozohet të lirohen me këtë amnisiti është rreth 670 persona. Ndoshta në mendje na vijnë raste konkrete dhe jemi përpjekur t’i shohim me drejtësinë e kritereve që kemi vendosur në projektligj. Lirimi parakohe me kusht është një akt individual qëe merr gjykata.Amnistia ështënjë akt kolektiv, një akt – normativ që normon më shumë sesa një person. Në të dyja rastet si me lirim parakohe me kusht si me amnisti, qëllimi është edukimi.
Personi mbetet i dënuar por duhet që të edukohet dhe të jetë pjese e sistemit edukativ dhe për kët arsye ne i lidhim me Shërbimin e Provës.Ky shërbim duhet të jetë në gjendje të jap vlerësime apo raporte, sesi këta njerëz sillen pas përfitimit të amnistisë. Në burg ngelen ata që nuk dalin dot, pra kanë bërë një vrasje ose janë recidivistë.Recidivizmin e kemi propozuar që të jetë tek kriteret ndaluese.Në qoftë se duam të rrisim numrin, po heqim recidivizmin dhe rritet numri por çështjaështë a fiton shoqëria nga kjo?A edukohet personi? Këto janë disa pyetje që e vënë në balancë realisht qëllimin me mjetin. Lidhur me shmangien e personave ndaj drejtësisë, jemi nisur nga raste konkrete që na kanë ndodhur me amnistinë e vitit të kaluar, ku një ditë përpara se të hynte në fuqi ligji, u dorëzuan persona në komisariate, bën dhe letrat ashtu si bëhen letrat dhe pamë që në dy ditë, nga komisariati ku ishte dorëzuar, personi u quajt i padënuar, shkoi në shtëpi dhe vazhdoi punën.
Prandaj vendosëm që të jemi strikt këtë radhë.Nuk mund të luhet më pafundësisht me aktin human të shtetit nga persona që i janë shmangur drejtësisë. Personat që i janë shmangur ekzekutimit të një vendimi duhet ta vuajnë atë dënim. Akti human shkon realishtë për ata që e vuajnë dënimin jo për ata që i shmangen vuajtjes së dënimit. Është e vërtetë që po të krahasojmë 670 qëështë numri i projektuar me këto grupet e marxhinalizuara janë pak dhe pjesa tjetër janë osetëdënuar me dy vjet ose i ka ngelur një vit burrave, 2 vjet grave, të miturve ose të sëmurëve, këto jënë kriteret. Kjo është pjesa tjetër që bëjnë realishtë shumicën, rreth 600 persona, gjithmonëtë projektuar pa asnjë emër dhe mbiemër.
A duhet barazuar dënimi me gjobë, me dënimin me burg, për efekt të amnistisë? Me thënë të drejtën e kemi çmuar që jo dhe e kemi çmuar në grup në qeveri këtë gjë, sepse që kur është dhënë dënimi me gjobëështë konsideruar si një dënim efektiv dhe ne duhet ta japim mesazhin publik siç edhe e kemi dhënë, por edhe nëpërmjet nismave ligjvënëse për sistemin gjyqësor, që të përdorë sa më shumë të jetë e mundur dënime alternative.
Pra, atje ku dënimi është efektiv ne nuk kemi përse të ndërhymë, kyështë qëllimi. Vendimet alternative ne duhet t’i mbështesim dhe duhet t’i zgjerojmë, me qëllim që në burg të qëndrojnë vetëm ata persona që kanë vendime dënimi për akuza të rënda dhe shumë të rënda. Burgu duhet konsideruar si mjeti i fundit, shoqëria nuk ka interes tëburgos njerëz kot, as tëmbaj në burg njerëz pavarësisht se janë të dënuar, kur ka mënyra të tjera alternative. Gjoba është njëra prej tyre, ndalimi i ushtrimit të dëtyrës publike, etj.
Qëllimi në këtë amnisti ka qënë edhe për të dhënë edhe një mesazh ndaj tëgjithë sistemit të drejtësisë, që të përdori dënimet alternative, si mjete efetive të dënimit penal. Dënimet alterantive dhe vuajtjet e dënimeve alternative duhen stimuluar. Ne bëmë një amnisti vjet edhe për Shërbimin e Provës dhe më besoni ka qënë shumë e vështirë për ta zbatuar atë me korrektësi maksimale. Na është dashur shumë punë, naështë dashur shumë bashkëpunim veçanërisht me prokurorët e ekzekutimit të vendimeve penale dhe filluan interpretimet.
Në këtë rast përveç pjesës së zbatimit që bëhet e vështirë, ne mendojmë dhe besoj se nuk mendojmë keq, që tëvazhdojmë të stimulojmë dënimet alternative dhe Shërbimi i Provës është njëri prej tyre, e ofron këtë mundësi dhe ne nuk kemi pse të mos e stimulojmë, në kuptimin që je në Shërbim Prove, “ta heqim dhe njollën tani” dhe krejt papritur na shfaqën si kandidatë për t’u punësuar në shtet dhe fillon historia e dekriminalizimit. (E.K/ SHUPLAKA)