Për Amnistinë Penale, nga burgu i Rrogozhinës, aty ku ishte edhe numri më i madh i të dënuarve që u liruan, Ulsi Manja dha një mesazh për të gjithë ata që lanë qelinë, duke u kërkuar që t’i kthehen punës së ndershme.
“Uroj t’i kthehen jetës së përditshme, t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Kthejuni jetës normale se mbi çdo gjë është familja, por edhe shoqëria jonë, që për këtë gabim që kanë bërë kemi paguar për ta“, tha Manja.