03:06 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ANALIZA/ A i ka në të vërtetë Edi Rama 71 mandate pa Ilir Metën?

12:00 | 01/02/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
ANALIZA/ A i ka në të vërtetë Edi Rama 71 mandate pa Ilir Metën?

A i ka në të vërtetë Edi Rama 71 mandate pa Ilir Metën apo thjesht kryeministri në nxitim e sipër, brenda dyerve të mbyllura të PS-së i ktheu përgjigje bashkëqeverisësit të tij në koalicion?!

”Ilir Meta nuk dorëzohet para asnjë lloj presioni… Në momentin që dikush konfirmon që ka 71 vota, LSI nuk bëhet shtojcë e asnjë force, del në opozitë”, kështu u tha dje gazetarëve, sy më sy Ilir Meta.

Por pak orë më vonë, Edi Rama duket se i ktheu reston. ”Top Channel” zbardhi deklaratën e tij të fortë: “Koalicioni merr 71 deputetë nëse LSI del veç, sepse e tillë është formula!”.

Sigurisht që shifrat e tanishme do ndryshojnë me ato që priten në zgjedhjet e 18 qershorit. Por lexuesi duhet të kuptojë që ka një diferencë mes asaj që tha dje Ilir Meta dhe asaj që vazhdoi si kundërpërgjigje Rama.

Meta foli për gjendjen e sotme, numrin e mandateve që ka Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, pa LSI-në, ndërsa Rama duket se e spostoi vëmendjen nga kjo, për ta kaluar te pritshmëritë që ka, sigurisht pas koalicionit me PDIU-në, të cilin e ka shfaqur si një ”presion” ndaj LSI-së që me zgjedhjet në Dibër, për atë që mund të fitojë në zgjedhje. Dhe me sa duket, ky është presioni i ri i Ramës ndaj Metës i perifrazuar fare thjeshtë ”Dil po ta mbajti, të penalizon formula!”

Po të hedhim pak vështrimin te pyetja bazë: A i ka sot Edi Rama 71 vota pa Ilir Metën dhe nëse i ka, pse ka mbajtur një koalicion me të, duke rrezikuar edhe reputacionin e punën e qeverisë së tij me ministra si Ylli Manjani, që sipas tij janë për t’u shkarkuar?!

Ftesa e Ilir Metës ishte qartë: ”Bëj 71 dhe unë iki në opozitë!”

Por a i ka Rama?

PS-ja, tani që flasim, ka 59 deputetë, ndërsa PDIU-ja 5. Pra bashkë, nëse e vazhdojnë koalicionin bëjnë në total 64 mandate. A mund të ketë mandate nga PD-ja dhe deputetët jashtë grupeve parlamentare, me siguri që po. Kuptohet që Tom Doshi, Armando Prenga, Mirela Ferracaku dhe Mhill Fufi apo Edmond Zeno që zëvendësoi Dashamir Tahirin janë me pozicione të paparashikueshme, duke favorizuar pozitat e Ramës, por po ashtu siguria te 59 deputetët nuk është 100%. Frika e ”rrjedhjes” së këtyre votave ekziston. Pra ”71-shi” nuk është tërësisht i sigurtë.

Megjithatë situata është e qartë: Rama ka zgjedhur të bëjë koalicion me Metën pikërisht se nuk i ka patur kurrë të sigurta 71 mandate, në të kundërt për çfarë do i duhej një aleat që i nxjerr shpeshherë telashe me ministrat që propozon?!

Tani të kthehemi te zgjedhjet. Askush nuk mund të parashikojë me saktësi nëse Rama i fiton apo jo pa Ilir Metën zgjedhjet, por të gjithë mund të vënë bast se të dy bashkë kanë më shumë shanse.

Nuk dihet nëse Rama e beson me të vërtetë që i fiton i vetëm zgjedhjet ashtu si LSI-ja është ende e lëkundur nëse do dalë e vetme apo jo, por ajo që është e qartë si drita e diellit, është se rivali i vërtetë dhe frika më e madhe për Edi Ramën tani e tutje do jetë Ilir Meta. /Valmora Gogo-SHUPLAKA

ilirmetaediramaok

Etiketa: edi ramailir metakoalicionmandatevotazgjedhje
Pas

Përfundon seanca për Haradinajn, vendimi përfundimtar javën e ardhshme

Para

Mark Frroku kërkoi riekspertim të pasurisë, Gjykata e Tiranës i rrëzon kërkesën

Para
Gjykata e Lartë rrëzon provat belge ndaj Mark Frrokut

Mark Frroku kërkoi riekspertim të pasurisë, Gjykata e Tiranës i rrëzon kërkesën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.