07:40 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Analiza e Afrim Krasniqit, Parlamenti ku bëhen bashkë brezi komunist me atë të demokracisë

18:33 | 08/08/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Analiza e Afrim Krasniqit, Parlamenti ku bëhen bashkë brezi komunist me atë të demokracisë

Instituti i Studimeve Politike, ka kryer një studim përmes të cilit zbulon se cilët janë deputetët më të vjetër në Parlamentin e ri, dhe cilët janë ata më të ri.

Instituti i drejtuar nga politologu Afrim Krasniqi, sjell në vëmendje deklaratata e 1991-it, kur politikanët u betuan se nuk do kishte më politikanë të përjetshëm.

Mirëpo sot ata janë ende në Parlament, Sali Berisha, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, e të tjerë. Ndërkohë tre prej deputetëve më të ri në Parlamentin e sotëm, nuk kishin lindur ende në kohën kur u bënë zgjedhjet e para pluraliste, në 1991-in. Bëhet fjalë për Reme Lalën, Floida Kërpaçin dhe Kejdi Mehmetajn.

ARTIKULLI I PLOTË

Pluralizmi politik nisi më 1991, – zgjedhjet e para u bënë më 1991, – premtimi i atëhershëm ishte se nuk do të kishim politikanë të përjetshëm dhe se modeli i Byrosë Politike do të lihej përgjithmonë pas. Pas 27 vitesh kemi “zgjedhur” deputetët e rinj, – dhe disa detaje, janë vërtetë interesante. 

Për shembull, katër deputetë të rinj kanë lindur midis 1991-1995, pikërisht kur tetë politikanë të sotëm ishin po ashtu deputetë dhe figura drejtuese. Imagjinoni, – Berisha (PD), Ruçi e Nasufi (PPSH) janë bërë deputetë më 1991, Majko, Shehu, Ulqini e Shehi u bënë deputetë më 1992 me PS e PD, ndërkohë që ende nuk kishin lindur tre deputetët më të rinj të parlamentit të sotëm, – Kërpaçi, Mehmetaj e Lala. Vetëm disa ditë pas masakrës së prillit 1991 kur Berisha e Ruçi grindeshin për përgjegjësitë e fajet, në Shkodër lindi një vajzë, e cila sot është zgjedhur deputete.

Imagjinoni deputetë që shkojnë në një sallë dhe duhet të debatojnë me individë që janë ngulur në atë sallë më gjatë sesa mosha e deputetëve të rinj, që kanë mbijetuar në politikë përmes të gjitha formave të mundshme duke na u imponuar edhe sot si modele drejtuese politike! 27 vjet, të pushtetshëm, të pasur dhe të paprekshëm! U ngritën, u rrëzuan, u ngritën, u rrëzuan, u ri-ngritën dhe gjatë këtyre fazave të tyre ne, gjërat në këtë vend nuk kanë shkuar edhe aq mirë, kryesisht për meritë & faj të tyre.

Në shtator 2017 mund të kemi në podiumin drejtues të Kuvendit Gramozin dhe përballë tij në sallë Saliun, Fadilin, Tritanin, Anastasin e të tjerët, – përsëri duke u grindur, duke denigruar njeri tjetrin, duke folur e folur në parlament e TV; duke na thënë se janë aty dhe po bëjnë gjithçka për hir të Shqipërisë, shtetit, demokracisë, brezave të ardhshëm, se duan të na anëtarësojnë në BE dhe se duan të kemi shtet e demokraci funksionale..!! Dhe jashtë sallës së kuvendit, ka me mijëra militantë fanatikë të palëve që u besojnë dhe i ndjekin! Ata patën premtuar se do të krijojnë shoqërinë, por krijuan turmat dhe në turma, ata janë të aftë, me forcë, para, pushtet, pakte e pazare, – të dalin fitues periodikisht.

Në shtator do kemi aty edhe këto vajzat e reja duke tentuar të përfaqësojnë prurjet e reja, brezat e rinj, stadin e ri, pritshmëritë e reja! A do të munden? Nuk kam asnjë dilemë se jo. Për shumë arsye, disa që varen nga podiumi, disa nga sistemi e disa nga vetë legjitimiteti e vizioni i tyre politik. Brezi ynë i ri politik. në tërësi, rrallë ka vizion, identitet dhe personalitet, – ata vijojnë si imitime në politikë dhe shërbejnë në funksion të shefave që i kanë emëruar, i imitojnë ata dhe me kalimin e kohës, u ngjasojnë atyre!

Ky parlament mbyll ciklin, ku të lindurit pas 1991 bashkohen në sallë me ata që ishin në krye më 1991. Mjafton ky kontrast i thellë për të kuptuar se të gjithë ne jemi rritur në vite e në moshë, kemi më shumë thinja e më shumë kujtime, por në thelb, pak gjëra kanë ndryshuar nga pritshmëritë utope dhe idealiste të brezit të vitit 1990-1992. Iku Byroja, por byroistët mbetën; iku partia-shtet, por partitë-shtet mbetën, ikën të paprekshmit, por të paprekshmit e rinj të paprekshëm mbetën; iku rinia, por udhëheqësit e vjeter modele imitimi nga te rinjtë mbetën… (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2588″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: afrim krasniqi
Pas

Patozi sulmon Bashën dhe Ramën : Nuk është me të thënë, është me të dhënë

Para

Dëgjesat publike, Rama publikon raportin për Durrësin

Para
Dëgjesat publike, Rama publikon raportin e parë për qytetin e Kukësit

Dëgjesat publike, Rama publikon raportin për Durrësin

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.