15:40 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Anëtari i Kryesisë së LSI: Pse Meta do jetë kryeministër dhe zonat ku jemi të parët

19:18 | 30/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anëtari i Kryesisë së LSI: Pse Meta do jetë kryeministër dhe zonat ku jemi të parët

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, ka folur sot mbi mundësinë që LSI të dalë forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme . Në rubrikën “Opinion”, Ylli tha se LSI synon të përcjellë zërin e qytetarëve që çdo problematikë që ata hasin, në mënyrë që atyre t’u jepet zgjidhja e duhur.

Ndërkohë që 1 prilli po afron, dita e marrëveshjes LSI-PS, Ylli thotë se për aq kohë sa LSI është në koalicion, tregon angazhim për të mbështetur reformat në interes të qytetarëve. Sakaq, ai ka theksuar se kritikat e përcjella synojnë të bëhen përmirësime, në mënyrë që mos penalizohen qytetarët.

I pyetur lidhur me angazhimin tashmë të shprehur të LSI për të dalë forcë e parë në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit, Ylli tha se ky është një rezultat i pritshëm pas punës të madhe që kjo forcë politike ka bërë me qytetarët.

Ylli tha se Ilir Meta është një lider shumë i mirë për shqiptarët.

“Në radhë të parë LSI kërkon të votëbesohet përpara qytetarëve shqiptarë për punën emirë që ka bërë, për derën e hapur për të gjithë shqiptarët, ndaj ne në këtë fushatë hyjmë me moton “Një shans për të gjithë, një shans për rininë”. Synojmë që rinia të sjellë një Shqipëri ndryshe. LSI i ka krijuar hapësirë të rinjve në nivele të ndryshëm të qeverisjes, dhe në Parlament. Në çdo drejtim ka patur edhe angazhimet e saj për kategori të ndryshme sociale për të qenë një zë në zgjidhje. Ne sot shikojmë një situatë shumë optimiste, që LSI të jetë forcë fituese.

 Në disa zona LSI është forcë e parë, si në Pukë, Fushë-Arrëz, Malësi të Madhe, në disa zona në Tiranë, dhe në të gjithë vendin. Pra LSI është një forcë që ka njohur vetëm rritje nga fillimi saj. Kjo rritje nuk ka ardhur në mënyrë artificiale pasi qytetarët i kanë dhënë besimin një force që iu është përgjigjur atyre çdo ditë. Një forcë fituese ka edhe lideri e saj për kryeministër. Për më tepër ne si LSI kemi mundësinë t’u japim shqiptarëve një lider të pjekur, si Ilir Meta, një lider, serioz, të mençur dhe të vendosur për të çuar përpara fatet e vendit. Është një faktor për konsensus. Meta është një politikan shumë i përgjegjshëm sot për vendin, dhe vendi ka nevojë për të”,- u shpreh Ylli. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Dritan Ylliilir meta
Pas

I ati i Xhakës: De Biazi boll me polemika, Taulanti s’ia kthen shpinën Kombëtares

Para

Në pranga 2 persona për kontrabandë duhani, procedohet gruaja që hodhi 300 paketa në oborrin e fqinjes

Para
Në pranga 2 persona për kontrabandë duhani, procedohet gruaja që hodhi 300 paketa në oborrin e fqinjes

Në pranga 2 persona për kontrabandë duhani, procedohet gruaja që hodhi 300 paketa në oborrin e fqinjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në luftë për një tas ushqim/ Palestinezët vrapojnë të marrin vaktet nga ndihmat humanitare

“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

“Parada e krenarisë”, komuniteti LGBTQ+, marshim në Tiranë, ambasadori Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.